Fatkeqësi, çiklisti më i mirë i Kosovës nën rrotë të kamionit, përfundon në spital - Bota Sot
Fatkeqësi, çiklisti më i mirë i Kosovës nën rrotë të kamionit, përfundon në spital

Çiklizëm

E martë, 20 shkurt 2018

Fatkeqësi, çiklisti më i mirë i Kosovës nën rrotë të kamionit, përfundon në spital

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2017 Në ora: 13:44
Blerton Nuha në spital

Falë Zotit çiklisti më i mirë i Kosovës i ka shpëtuar më të rëndës! Çiklisti nga Kastrioti i Ferizajt, Blerton Nuha, është lënduar por fati ka shpëtuar pa thyerje kur e goditi kamioni në garën e sotme që ishte duke u zhvilluar në relacion Prizren – Hoçë. Avni Nuha, kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot”, se vërtet ka qenë i trishtuar kur ka parë çiklistin nën rrotë të kampionit, por sipas tij, deshi Zoti i shpëtuan më të rendës.

“Bota sot”: Çfarë ngjau sot në Kampionatin e Kosovës?
Avni Nuha:
Kampionati ke duke shkuar mirë, fatkeqësisht ndodhi çfarë ndodhi, dhe kandidati kryesor për vendin e parë te juniorët është lënduar goxha. Është Blerton Nuha i cili ka pësuar një aksident tronditës për ne.

“Bota sot”:  Si ndodhi deri te aksidenti?

Avni Nuha: Aksidenti ndodhi gjatë garës. Ishim duke përcjellë prapa çiklistin, një kamion nuk ka shikuar e as ka dhënë shenjë, as që ka interesuar se ka sportist anash. Kemi qenë dhjetë metra prapa dhe vetëm kur e kemi parë çiklistin nnë rrotë te kamionit.

“Bota sot”: Ku është lënduar?

Avni Nuha: Nga ana e majtë e këmbës, dorën e krahun dhe në kokë. Fatmirësisht nuk ka lëndime të rënda. Nuk ka thyerje, kur dihet se çfarë shpejtësie ka qenë.

“Bota sot”: Ka qenë i siguruar shtegu?

Avni Nuha: Ka qenë i siguruar, por fatkeqësisht policia nuk ka mundur të vërejë kamionin apo veturat që u futen.

“Bota sot”: Rrezikshmëri e lartë

Avni Nuha: Shumë, edhe nuk është hera e parë, ndodhi edhe para dy javësh kur u lëndua rëndë çiklisti.

“Bota sot”: Si do të vepronin?

Avni Nuha: Nuk do t’i ndërpremë garat, do të insistojmë ta bllokojmë komunikacionin, për shkaqe të sigurisë. Një jetë sportisti që ka dëshirë të merret me sport duhet jetë e siguruar. A më mirë të merret me sport apo me drogë, duhet të jenë të vetëdijshme edhe institucionet të larta, të kërkojnë një siguri për çiklistët në shteg.

“Bota sot”: Blerton Nuha nuk është hera e parë që aksidentohet?

Avni Nuha: Për Blerton Nuhën gjithçka ka marrë fund nga sot me çiklizëm. Ai nuk do të garojë më, e dini se para dy vjetësh pikërisht me 1 korrik ishte aksidentuar dhe me muaj qëndrojë në spital. Pas kësaj edhe pesë herë tjera u aksidentua. Boll më!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test