Kittel fiton etapën, Thomas Geraint ruan fanellën e verdhë

Çiklizëm

Kittel fiton etapën, Thomas Geraint ruan fanellën e verdhë

Nga: Fazli Berisha Më: 2 korrik 2017 Në ora: 18:23
Marcel Kittel

Në etapën dytë të sheshët e në shtegun Dyseldorf- Liege të gjatë 203.5 kilometra, më i miri dhe më shpejti u tregua gjermani Marcel Kittel, i cili shtegun e përshkoi për 04H 37', duke lënë në pozitën e dytë çiklistin francez Ardnaud Damre dhe në pozitën e tretë bashkëkombësin e vet Andre Greipel. Kampioni aktual nuk ishte as në 10-tshën e parë të etapës. Në fakt tridhjetë kilometra para cakut Froome dhe Bardet u përfshinë në një përplasje ndërmjet çiklistëve, të cilët shpejt u kthyen në shteg, por vështirë e kompensueshme koha e humbur. Kittel pas fitores i shpreh: “Jam shumë e lumtur që arrita  këtë fitore. Ka qenë një fillim i pabesueshëm në Gjermani me kaq shumë njerëz.

Do të ishte gabim të them se nuk kam pasur ndonjë shpresë apo presion. Unë me të vërtetë doja të kisha këtë fitore. Ishte një qëllim i madh për të filluar në Gjermani dhe për të fituar në fund të kësaj faze”. Pas etapës së dytë në renditje e përgjithshme prinë me kohë të përgjithshme. Fanellën e gjelbër e bartë çiklisti Marcel Kittel me 63 pikë,  ndërsa  francezi Taylor Phinney atë të bardhë me pika të kuqe me 2 pikë. Çiklisti që bartë fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është zvicerani Stefan Kuegen me kohë prej 04h53’43” , ndërsa çiklisti më agresiv është Yoann Offredo dhe bartë fanellën e kuqe me numër 1. Të hënën çiklistët luftojnë për etapën e tretë në shtegun Verviers- Longwye të gjatë 212.5 kilometra.

Çiklistët nis[n nga qyteti Verviers me 55100 banorë i njohur edhe me histori të hershme çiklizmi. Me një ekonomi ujore, dhe industri të pasur ushqimore. Në sport njihet me klubin e futbollit  CS Verviers, RBC Verviers-Pepinster (basketboll), Bashkimi (Athletic des Hautes Fagnes), TT Vervia (pingpong). Vrapimi i Verviers, (VTT Wallonia Cup). Verviers ka një trashëgimi ku njihet salla e qytetit (shekulli i 18-të), Teatri i Madh (kremtimi i 18-vjeorittë), Kisha Saint-Remacle (shekulli i 1), Qendra Turistike e Leshit dhe Modës, Shtëpia e Ujit, Muzeu i Arteve të Bukura dhe Qeramikës, Muzeu i Arkeologjisë dhe Folklorit, La Chocolaterie . Ndërsa gara përfundon, në qytetin Longwy, me 15 mijë banorë me një trashëgimi që është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Ka një ekonomi me 700 kompani prodhuese, dhe qendra të mëdha tregtare.

Në Sport njihet me  Klubi i Basketit Longwy-Rehon (Kombëtar 2), Hendboll me Pays-Haut, USB Longwy (futbolli), xhudo Club Bassin de Longwy, Karate-Do Longwy, Pays Haut Athlétisme Reunion (atletikë), Union çiklistik  dhe me një gjysmë-maratonë. Trashëgimia kulturore: Kalaja (shekulli i 17-të), vendi i vjetër i kështjellës (shek. XII deri në shekullin XVII), kisha e Shën Dagobertit (shekulli i 17-të), Kisha e Shenjtë Trinity (shek. XIX), Porte des Carmes (Porta e shekullit të 17-të). Festivale: Karnaval Venedik, Festivali i Arteve në Rrugë, Muzikë në Lirinë, Longwy la nuit (Longwy natën), Salon des Métiers d'Art (Panairi i Arteve dhe Zejtarëve).

Rezultatet e etapës së 2-të

1. Marcel Kittel (Gjer.) Quick - Step Floors 04H 37'          

2. Arnaud Demare (Fra.) FDJ         04H 37'

3. Andre Greipel (Gjer.) Lotto Soudal         04H 37'

4. Mark Cavendish (Bri. M. )Team Dimension      04H 37'

5. Dylan Groenewegen (Hol.) Lotto Nl - Jumbo    04H 37'

6. Sonny Colbrelli (Ita) Bahrain - Merida    04H 37'

7. Ben Swift (Bri. M. GBR) Team Emirates 04H 37'

8. Nacer Bouhanni (Fra.) Cofidis, Solutions          04H 37'

9. Micahel Matthews (Aus.) Team Sunweb           04H 37'

10. Peter Sagan (Slo.) Bora - Hansgrohe  04H 37'

Renditja e përgjithshme

1. Geraint Thomas (Bri. M.) Team Sky       04H 53' 10''   

2. Stefan Kueng (Zvi. ) BMC Racing           04H 53' 15''

3. Marcel Kittel (Gjer.) Quick-Step Floors   04H 53' 16''

4. VasiliK Iryienka (Bjell.) Team Sky           04H 53' 17"

5. Matteo Trentin (Ita.) Quick-Step 04H 53' 20''

6. Chrostopher Froome (Bri. M.) Team Sky 04H 53' 22''

7. Jos Van Emden (Hol.) Lotto Nl - Jumbo04H 53' 25''

8. Michael Kwiatkowski (Pol.) Team Sky    04H 53' 25''

9. Edvald Hagen (Nor. ) Dimension 04h 53' 26''

10. Nikias Arndt (Gjer.) Team Sunweb       04H 53' 26''

Renditja e ekipeve

1. Team Sky (GBR)  14h 39' 49''   

2. Quick - Step Floors (BEL)                        14h 40' 26''   

3. Team Sunweb (Gjer.)       14h 40' 47''

4. Team Lotto Nl – Jumbo (Hol.)     14h 40' 50''

5. Team Katusha Alpecin (Zvi.)       14H 40' 50''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat