Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 104-të-etapa e 4-të
Duket se kjo ishte dita e çiklistëve francez, të cilët përveç që triumfuan duke fituar etapën e katërt në shtegun Mondorf Les Bains- Vittel të gjatë 207.5 kilometra, ku ngadhënjeu Arnaud Demare, pasi shtegun e përshkoi 04H 53' 54'', në dhjetëshen e parë ishin edhe dy francezë (Nacer Douhanni dhe Adrien Petit). Ndërkaq në vendin e dytë Peter Safan dhe në pozitën e tretë norvegjezin Alexander Kristoff. Kampionin aktual Christopher Froome pas katër etapave gjendet në pozitën e tretë në renditjen e përgjithshme. Nuk ndryshon kryesimin edhe pas etapës së 4-të në renditjen e përgjithshme prinë anglezi Geraint Thomas me kohë të përgjithshme 14H 54' 25''. Fanellën e gjelbër e bartë çiklisti francez Arnaud Demare me 71 pikë, ndërsa amerikani Nathan Brown atë të bardhë me pika të kuqe(polka) me 3 pikë. Çiklisti që bartë fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është francezi Pierre Rogger Latour me kohë prej 14H 54' 50'', ndërsa çiklisti më agresiv ishte belgu Guillaume VAN Keirsbulck dhe bartë fanellën e kuqe me numër 1. Çiklistët të martën luftojnë për etapën e 5-të në shtegun Vittel - Planche des Belles Filles të gjatë 160.5 kilometra.
Çiklistët nisën nga qyteti Vittel, me 5340 banorë, e ku edicioni i 55-të i Tour de France nisi nga ky qytet para më shumë se 40 viteve. Ka një ekonomi që bazohet në shërbime pasi ka shumë banja termale e ku trajtohen sidomos të sëmurit nga veshkat. I mbushur me kazino dhe tregti tjera. Ka një trashëgimi të lashtë kulturore si Banja termale e shënuar si monumente historike, Muzeu i turizmit dhe banjot termale, Vigie de l'eau (Qendra kërkimore për ujë dhe mjedis), Palais des congrès, Teatri Charles Garnier. Gara e kësaj etape përmbyllet në qytetin Planche des Belles Filles, me 238500 banorë, një qytet skitar por që edhe Tour de France ka meritat e veta sidomos më 2012, ku Froome e Bradley Wiggins. Fituan edhe veshën fanellën e verdhë. Ka një ekonomi që bazohet në turizëm dimëror pasi ka shtigje skijimi, industri të drurit. Në sport njihet për ski nordike dhe alpine si dhe çiklizëm malor. Me një Trashëgimi: Kapela e Notre-Dame-du-Haut në Ronchamp, i shënuar si një vend i Trashëgimisë Botërore, Shtëpia e Negritude dhe të Drejtat e Njeriut në Champagney, muzeu i malit në Le Haut-du-Them-Château-Lambert. Mbahen dhe disa festivale ku përfshihet e rërë popullata.
Rezultatet e etapës së 4-të
1. Arnaud Demare (Fra) FDJ 04H 53' 54''
2. Peter Sagan (Sllovaki) BORA - HANSGROHE 04H 53' 54''
3. Alexander Kristoff (Nor) KATUSHA ALPECIN 04H 53' 54''
4. Andre Greipel (Gjerm.) LOTTO SOUDAL 04H 53' 54''
5. Nacer Bouhanni Nacer (Fra) COFIDIS, SOLUTIONS 04H 53' 54''
6. Adrien Petit (Fra) DIRECT ENERGIE 04H 53' 54''
7. Jurgen Roelandts (Bel) LOTTO SOUDAL 04H 54' 01''
8. Michael Matthews (Aus) TEAM SUNWEB 04H 54' 01'''
9. Manuele Mori (Ita) UAE TEAM EMIRATES 04H 54' 04''
10. Tiesj Benoot (Bel) LOTTO SOUDAL 04H 54' 04''
Renditja e përgjithshme
1. Geraint Thomas (Brit. M.) TEAM SKY 14H 54' 25''
2. Peter SAGAN (Slo) BORA - HANSGROHE 14H 54' 32''
3. Christopher Froome (Brit. M.) TEAM SKY 14H 54' 37''
3. Michael Matthews (Aus) TEAM SUNWEB 14H 54' 37''
5. Edvald Boasson Hagen (Nor) DIMENSION 14H 54' 41''
6. Roger Latour Pierre (Fra) AG2R LA MONDIALE 14H 54' 50''
7. Philippe Gilbert Philippe (GER) QUICK - STEP 14H 54' 55''
8. Michal Kwiatkowski (Pol) TEAM SKY 14H 54' 57''
9. Tim Wellens (Bel) LOTTO SOUDAL 14H 54' 57''
10. Arnaud Demare (Fra) FDJ 14H 54' 58''
Renditja e ekipeve
1. Team Sky (Brit. M.) 44H 43' 34''
2. Quick - Step Floors (Bel) 44H 43' 34''
3. Movistar Team (Spa.) 44H 44' 50''
4.Bora – Hansgrohe (Gjerm.) 44H 44' 51''
5. Team Sunweb (Gjerm.) 44H 45' 01'