Australiani Michael Matthews fiton etapën, Froome rikthen kryesimin

Çiklizëm

Australiani Michael Matthews fiton etapën, Froome rikthen kryesimin

Nga: Fazli Berisha Më: 15 korrik 2017 Në ora: 21:39
Michael Matthews

Në një garë jashtëzakonisht të fortë në etapën e 14-të të edicionit të 104-të të garës më me nam në çiklizmin botëror, ka ngadhënjyer çiklisti australian Michael Matthews, i cili shtegun Blagnac - Rodez, të gjatë 181 kilometra, e përshkoi për 04h21'56'', duke lënë në pozitën e dytë belgun Greg Van Avermaet dhe në pozitën e tretë norvegjezin Edvald Boasson. Në këtë etapë kampioni aktual pas dy dite ka rikthyer kryesimin dhe ka rrëmbyer sërish fanellën e verdhë, dhe pas garës u shpreh:” "Është e mahnitshme. Ekipi më mbajti në front. Pa punën e tyre, nuk mund të mbaj pozicionin. Matthews pas kësaj fitoreje tha: “Është një ditë e ëmbël. Herën e fundit këtu, dy vjet më parë, kisha katër brinjë të thyer. Ishte skena në të cilën isha në shënjestër para se të rrrëzohesha . U ktheva për të fituar është një ëndërr e vërtetë. "

Tashmë ë renditjen e përgjithshme sërish pas etapës së 14-të dhe prinë kampioni aktual anglezi Christopher Froome me kohë të përgjithshme 59h 52' 09''. Fanellën e gjelbër tash e bartë fituesi i dy etapave me radhë çiklisti gjermani Marcel Kittel me 373 pikë, ndërsa francezi Warren Barguil bartë fanellën e bardhë me pika të kuqe(polka) me 94 pikë. Çiklisti që bartë fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është amerikani Simon Yates me kohë prej 59h 54' 11'' , ndërsa çiklisti më agresiv ishte çiklisti belg Thomas de Gendt dhe bartë edhe fanellën (kombinative të kuqe me numër 1.

Të dielën çiklistët vazhdojnë garën për etapën e 15-të në shtegun, Laissac-Sévérac l’Église - Le Puy-en-Velay të gjatë 189 kilometra. Shetugo fillon me shkallë të madhe vështirësie dhe krejt etapa do të jetë malore kur do të kemi ngjitje deri më 1312 dhe deri në 1398 metra lartësi. Çiklistët nisën nga qyteti Laissac-Sévérac l’Église me 2180 banorë ndërkaq I tëtë

rajoni me 17 komuna ka 17.400 banorë me një Ekonomia: tregu i bagëtive, largët në jug të Francës dhe e dyta në Francë pas Bourg-en-Bresse. Bujqësia, dyqanet dhe shërbimet, turizmi. Sport: Laissaguais me basketboll, Haute Vallée Aveyron Rugby, SHBA Laissac-Bertholène (futboll), Velo Club Laissac, Veprimi 12 (drejtimin). Ngjarje: Trans Aubrac (garën e gjurmës dhe stafetë), Roc Laissagais (trekking, biking malore, këmbë e Kupës Botërore të maratonës malore biçikletë), tubim Rouergue (parku i ndihmës).

Trashëgimia: qyteti i vjetër i Laissac, Kulla e Rështjellës (shekulli i 16-të), Château de Maquefabes (shekulli i 17-të), Château des Bourines (hambari i fortifikuar i shekullit të 13-të). Vizita të drejtuara në tregun e kafshëve. Ndërkaq gara përfundon në qytetin Le Puy-en-Velay më 19800 banorë me një ekonomi Ekonomia: industria ushqimore (thjerrëzat, kërpudhat dhe produktet organike), farmaceutike industriale, pneumatike, mullinj letre, lëkurë luksoze, imazhe digjitale, turizëm kulturor. Kushtëzimi dhe Paketimi Shkolla e Lartë. Sport: Le Puy Foot 43 Auvergne (futboll, ndarja e 5-të). Kanoeing dhe rafting në gryka e Allier), sportet e dimrit në fushat e Meygal dhe Mezenc, biçikletë malore. Trashëgimia: katedralja Notre-Dame-de-l'Annonciation (shekulli i 13-të), shkëmbi i Corneille-s dhe Statuja e Notre-Dame-de-France, kapela Saint-Michel d'Aiguilhe (shek 10), manastir i katedrales, qyteti i vjetër Hektarë ose sektorë të ruajtur), Camino (muze dhe shtëpi mysafiresh për pelegrinët e kompostellës), kalaja e Polignac.

 

Rezultatet e etapës së 14-të

 

1. Michael MATTHEWS (AUS) TEAM SUNWEB 04h 21' 56''

 

2. Greg VAN AVERMAET(BEL)BMC RACING TEAM 04h 21' 56''

 

3. Edvald BOASSON HAGEN(NOR) DIMENSION DATA 04h 21' 57'

 

4. Philippe GILBERT(GBEL) QUICK-STEP 04h 21' 57''

 

5. Jay MC CARTHY (AUS)BORA - HANSGROHE 04h 21' 57''

 

6. Sonny COLBRELLI (ITA)BAHRAIN – MERIDA 04h 21' 57''

 

7. Christopher FROOME(GBR)TEAM SKY 04h 21' 57''

 

8. Daniel MARTIN9ITA) QUICK-STEP 04h 21' 57''

 

9. Rigoberto URAN(COL)CANNONDALE DRAPAC 04h 21' 57''

 

10.Tiesj BENOOT(BEL)LOTTO SOUDAL 04h 22' 01''

 

Renditja e përgjithshme

 

1. Christopher FROOME (GBR)TEAM SKY 55H 30' 12''

2. Fabio ARU ITA) ASTANA PRO TEAM 59h 52' 27''

 

3. Romain BARDET (FRA) AG2R LA MONDIALE 59h 52' 27''

 

4. Rigoberto URAN (COL)CANNONDALE DRAPAC 59h 52' 38''

 

5. Mikel LANDA (ESP)TEAM SKY 59h 53' 26'''

 

6. Daniel MARTIN (ITA) QUICK - STEP FLOORS 59h 53' 35''

 

7. Simon YATES(USA) ORICA – SCOTT 59h 54' 11''

 

8. Nairo QUINTANA(COL) MOVISTAR TEAM 59h 54' 31''

 

9. Louis MEINTJES (RSA) UAE TEAM EMIRATES 59h 57' 18''

 

10. Alberto CONTADOR (ESP) TREK - SEGAFREDO 59h 57' 46'

 

Renditja e ekipeve

 

1. TEAM SKY (GBR) 179h 42' 14''

 

2. AG2R LA MONDIALE (FRA) 180h 01' 21''

 

3. MOVISTAR TEAM (ESP) 180h 44' 45''

 

4. TREK – SEGAFREDO(USA) 180h 48' 36''

5. CANNONDALE DRAPAC TEAM (USA) 181h 09' 43''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat