Çiklistët sot mbajnë maratonën humanitare për SOS Fshatrat

Çiklizëm

Çiklistët sot mbajnë maratonën humanitare për SOS Fshatrat

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 10:04
ilustrim

Sot mbahet maratona humanitare e çiklizmit “Nënë Tereza 2017” me moton “Shtegëtim i vogël, dashuri e madhe”.

Marartona ka karakter humanitar me destinim SOS Fshatrat e Fëmijëve.

Maratona 75km do të fillojë nga ora 10.00 në fshatin Letnice, ndërsa arritja e çiklisteve në Prishtinë pritet nga ora 12:30 deri në orën 13.00.

Maratona është organizuar nga Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Federatën e Çiklizmit të Kosovës, SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës në partneritet me USAID-in, Caritas Kosova, Sh.H.B “Nëna Terezë, KVRL, Q. Rinore, Bashkësinë Islame në Viti, Famullit e Letnicës, Stubllës E. dhe Binçes, AKV “Kemajl Azizi”, etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat