Xhiroja e Italisë do të startojë jashtë kufijve gjeografikë të Europës

Çiklizëm

Xhiroja e Italisë do të startojë jashtë kufijve gjeografikë të Europës

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 13:01
Xhiroja e Italisë do të startojë jashtë kufijve gjeografikë të Europës

Me 4 maj 2018, për herë të parë në histori, Xhiroja e Italisë do të startojë jashtë kufijve gjeografikë të Europës, saktësisht në qytetin e shenjtë të Jeruzalemit. Gara rozë që do të zhvillohet deri në 27 Maj, do të zhvillojë etapën e konometruar në kryqytetin izraelit dhe më pas do të vazhdojë me tre etapa në vendin e Lindjes së Mesme.

Etapa e parë në Jeruzalem do të zhvillohet tërësisht brenda mureve të qytetit ku çiklistët do të përshkojnë 10 km në mënyrë simbolike për t’i ndezur dritën jeshile edicionit të vitit 2018. Një ditë më pas, gara e dytë më prestigjoze e sportit të çiklizmit do të përshkojë itenerarin Haifa-Tel Aviv  e gjatë 167 km, kryesisht e karakterit fushor. Etapa e fundit izraelite do të jetë e gjatë 226 km me start nga Beer Sheva dhe finish në Detin e Kuq. E veçanta e kësaj etape është se një pjesë e madhe e saj do të shoqërohet nga shkretëtira e Negevit. Më pas, Xhiro D’Italia do të rikthehet në Apenine për të vazhduar rrugëtimin e gjatë të sezonit të ri. Kjo është hera e 13 në histori që gara italiane do të nisë jashtë kufijve të vendit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat