Dhjetëra trajnerë të çiklizmit i përgjigjen pozitivisht ftesës së KOK-ut - Bota Sot
Dhjetëra trajnerë të çiklizmit i përgjigjen pozitivisht ftesës së KOK-ut

Çiklizëm

E premte, 15 dhjetor 2017

Dhjetëra trajnerë të çiklizmit i përgjigjen pozitivisht ftesës së KOK-ut

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 12:23
Pamje nga seminari

Ka filluar të martën trajnimi për trajnerët e Federatës së Çiklizmit të Kosovës, i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në mbështjetje të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Në trajnimin që po mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, po marrin pjesë trajnerë të klubeve të ndryshme të çiklizmit. Atyre po iu ligjëron eksperti ndërkombëtar nga Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI), spanjolli, Alejandro Gonzalez-Tablas. Trajnimi do të zgjatë deri më 14 tetor 2017.
Në kuadër të ciklit olimpik 2017 – 2020 të KOK-ut, gjatë këtij viti janë mbajtur trajnimet për trajnerë të Federatës së Volejbollit të Kosovës, të boksit dhe të xhudos, kurse deri në fund të vitit pritet të organizohen edhe shtatë trajnime me federata tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test