Presidenti i KOK-ut priti nënpresidentin e WOA-s - Bota Sot
Presidenti i KOK-ut priti nënpresidentin e WOA-s

Çiklizëm

E premte, 15 dhjetor 2017

Presidenti i KOK-ut priti nënpresidentin e WOA-s

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 12:56
Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani priti nënpresidentin e WOA-s, Alper Kasapoglu

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani, ka pritur ngrohtësisht nënpresidentin e Asociacionit të Olimpistëve Botëror (World Olympians Association), z. Alper Kasapoglu. Z. Kasapoglu shoqërohej nga kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, z. Avni Nuha, njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.
Asociacioni i Olimpistëve Botëror së bashku me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, kanë lansuar së fundi programin OLY, me qëllim të mbështetjes së olimpistëve pas përfundimit të karrierës s tyre.
Me këtë rast, z. Kasapoglu dhe z. Hasani u pajtuan që të inkurajohen edhe olimpistët e Kosovës, që kanë marrë pjesë në Olimpiadat e mëhershme, por edhe në RIO 2016, që të regjistrohen në programin OLY.
Po ashtu, sportistët tanë do ta kenë mbështetjen e z. Kasapoglu për anëtarësim në këtë program.
Progami ka të bëjë me sfidat me të cilat ballafaqohen shumë olimpistë, pas përfundimit të karrierës së tyre.
Në fund, z. Hasani i dhuroi librin fotoreportazh “Debutimi i Artë”, kushtuar medaljes së artë olimpike të Majlinda Kelmendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test