Sherr në rrugë, dy çiklistë përfundojnë në spital!

Çiklizëm

Sherr në rrugë, dy çiklistë përfundojnë në spital!

Më: 28 mars 2018 Në ora: 17:39
Sherr në rrugë, dy çiklistë përfundojnë në spital!

Një incident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku janë përfshirë 4 çiklistë kolumbianë, që ishin duke u stërvitur në grup. Në një moment, një makinë ka kaluar pranë tyre, duke detyruar çiklistët të manovronin për të evituar përplasjen. Pas këtij incidenti të parë, çiklistët kanë bërtitur dhe kanë sharë shoferin, që më pas ka kryer edhe një tjetër manovër të rrezikshme, për t’i treguar 4 kolumbianët. Në këtë moment, të tjera të bërtitura dhe të shara nga ana e çiklistëve, duke bërë që shoferi të zbresë nga makina dhe të godasë me grushte dy prej tyre. Mësohet se çiklistët Daniel felipe Martinez dhe Kristian Yustre kanë pësuar plagë në fytyrë dhe kanë përfunduar në spital për kurim, raporton telesport.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat