Kampioni i turpshëm më në fund lihet i lirë

Çiklizëm

Kampioni i turpshëm më në fund lihet i lirë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 20:10
Lance Armstrong

Lance Armstrong përfundimisht ka mbyllur çështjet e tij me drejtësinë amerikane.

Pasi është zbuluar si përdorues dopingu me një skemë shumë të sofistikuar, në periudhën më të sukseshme 1999-2005, telashet e tij me drejtësinë nuk u ndalën. Veç të tjerave, ai akuzohej se kishte përdorur paratë e sponsorit të tij, US Postal, gjatë periudhës së dopingut.

Sipas akuzës, ai i kishte shpenzuar këto para’ për të kontribuar në përdorimin e dopingut që u zbulua në vitin 2012. Për këtë akuzë ai rrezikonte të paguante 100 milionë dollarë, por gjtihçka u mbyll me një gjobë prej 5 milionë dollarësh.

“Më në fund jam i lirë të jetoj jetën time”, ka thënë Armstrong sapo ka dalë nga gjykata.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat