Mohoric fiton etapën e 10-të të Xhiros

Çiklizëm

Mohoric fiton etapën e 10-të të Xhiros

Më: 15 maj 2018 Në ora: 18:59
Mohoric fiton etapën e 10-të të Xhiros

Pas pushimit të djeshëm është rikthyer sot Xhiro e Italisë, teksa është zhvilluar etapa e 10-të, Gualdo-Tadino, 244km e gjatë, një garë më së shumti në një terren fushor edhe pse mjaft e gjatë. Fitues i kësaj etape doli çiklisti slloven Matej Mohoric, që në metrat e fundit fitoi duelin e shpejtësisë me gjermanin Nico Denz. Ata mbërritën së bashku në vijën e finishit pas një shkëputje të gjatë, por slloveni u tregua më i shpejtë në fund (i treti u rendit irlandezi Sam Bennett). Mohoric dha kohën 6h04”52, njësoj si dhe Denz, ndërsa grupi tjetër i çiklistëve mbërriti në finish pas 34 sekondash.

Asgjë nuk ndryshon në renditjen e përgjithshme të Xhiros së Italisë, ku në krye të saj vazhdon të qëndorjë britaniku Simon Yates (43h42’38”), që mban edhe fanellën rozë të liderit të turneut. Ai ka 41 sekonda avantazh ndaj holandezit Tom Dumoluin (kampioni i vjetshëm), ndërsa në të tretin është francezi Thibaut Pinot (46 sekonda më shumë se lideri). Shumë nga pretendentët vazhdojnë të humbasin terren në këtë edicion të 101-të të Xhiros së Italisë.

Për sa i përket çiklistst shqiptar Eugert Zhupa, që garon për të 4-n vit me radhë në këtë turne, sërish paraqitja e tij ishte në dritë-hije. Ai e mbylli etapën e sotme në vendin e 151-të, 30’14” pas fituesit slloven. Çiklisti kuqezi, që garon me skuadrën e Wilier Trisetina-Selle Italia, në renditjen e përgjithshme të Xhiros së Italisë, vazhdon të qëndrojë në vendin e parafundit (vendi i 168-të), me 2h14’19” më shumë se kryesuesi britanik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat