Francezi Julian Alaphilippe fitoi etapën e dhjetë

Çiklizëm

Francezi Julian Alaphilippe fitoi etapën e dhjetë

Nga: Fazli Berisha Më: 17 korrik 2018 Në ora: 19:24
Francezi Julian Alaphilippe fitoi etapën e dhjetë

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e 10- të

Pa pushimit njëditorë, çiklistët i janë kthyer garës në shtegun malor e ku sërish pati befasi, sepse llogaritej që Froome të bëjë diçka më shumë, ndonëse ka edhe shumë, por maloristët do të duhej të vinin në shprehje. Gara po bëhet gjithnjë e më interesante. Kështu në etapën e dhjetë triumfoi çiklisti francez  Julian Alaphilippe pasi shtegun  Annecy - Le Grand-Bornand të gjatë 158.5 kilometra e përshkoi për 04h 25' 27'',  pasi la prapa në vendin e dytë italianin Jan Izagurre dhe estonezin Rein  Taaramäe në vendin e tretë.  

Nuk ka ndryshime në renditjen e përgjithshme. Edhe më tutje në renditjen e përgjithshme prin  belgu Greg Van Avermaet me kohë me kohën prej 40h 34' 28''. Për herë të parë kampioni Chris Froome gjendet në gjashtë me më shumë se tre minuta ngecje.  Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë sllovaku Peer Sagan  me 319 pikë.

Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti francez Julian Alaphilippe me 44 pikë e si çiklisti më ri që e bartë fanellën e bardhë është francezi Pierre Roger Latour 40H 45' 27'', ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv i etapës është çiklisti belg kryesuesi i garës Greg Avermaet. Të mërkurën çiklistët do të garojnë për etapën e11-të në shtegun Albertville - La Rosière Espace San Bernardo të gjatë 108.5 kilometra dhe është shteg malor. Çiklistët nisen nga  qyteti Albertville me 19.714 banorëme Ekonomia: qyteti administrativ (gjykata e drejtësisë, administrata e financave, spitali). Sektorët industrialë: pastrim, ajër të kondicionuar, ngrohje, pajisje hidraulike, ndërtim , Çeliku UGINE, udhëheqës botëror për çelik inox të gjatë (Ugitech, 1,500 punonjës).

Sport: 40 klube (7,500 anëtarë). Ngjarje: La Sapaudia (bamirësi biçikletë grand fund Albertville-Monako), Festivali i Bardhë (freestyle indoor, nëntor). Mbahen ngjarje kulturore sii Festivali i muzikës dhe xhezit, Ndërkaq garuesit mbyllin garën në qytetin La Roserie Espace San Bernardo me  705 banorë me një Ekonomia: Turizmi (12,000 shtretër). Pesë fermat, mbarështojnë lopët Tarines për qumështin e tyre, të përdorura në fabrikimin e djathit beaufort. Sport: les Tigres Blancs (Tigrat e bardhë, ekipi i akullthyeshëm).

Shtegu i La Rosière (korrik), Journées du bien-être (Ditët e mirëqenies, udhëtimet me ekspertët e bimëve, korrik), Trofeu i Rosette (gusht). Mbahen ngjarje kulturore si Teatri i rugës dhe Festivali i muzikës së huaj.

Rezultatet e etapës së 10-të

1. Julian Alaphilippe (FRA)      04h 25' 27''

2. Jon Izaguirre Insausti (ESP)         04h 27' 01''

3. Rein Taaramäe (EST)           04h 27' 07''

4. Greg Van Avermaet (BEL)            04h 27' 11''

5. Serge Pauwels (BEL) 04h 27' 11''

6. Lilian Calmejane (FRA)       04h 27' 51''

7. Daniel Martin (IRL)               04h 28' 50''

8. Primozh Roglic (SLO)           04h 28' 50''

9. David Gaudu (FRA)             04h 28' 50''

10. Geraint Thomas (GBR)      04h 28' 50''

Renditja e përgjithshme

1. Greg Van Avermaet (BEL)  40h 34' 28''

2. Geraint Thomas (GBR)        40h 36' 50''

3. Alejandro Valverde (ESP)   40h 37' 38''

4. Jakob Fuglsang (DEN)        40h 37' 40''

5. Bob Jungels (LUX)    40h 37' 48''

6. Chris Froome (GBR)  40h 37' 49''

7. Adam Yates (GBR)    40h 37' 49''

8. Mikel Landa Meana (ESP)  40h 37' 49''

9. Vincenzo Nibali (ITA) 40h 37' 55''

10. Primozh Roglic (SLO)        40h 38' 04''

Renditja ekipore

1. Movistar Team 122h 34' 07''        

2. Bahr.Ain – Merida      122h 34' 25''

3. Team Lotto Nl – Jumbo       122h 37' 17''

4. BMC Racing Team     122h 42' 33''        

5. Team Sky         122H 44' 01'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat