Turi i Francës, gaz lotsjellës ndaj çiklistëve

Çiklizëm

Turi i Francës, gaz lotsjellës ndaj çiklistëve

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 17:39
Çiklistët ndaluan duke u munduar që të lajnë fytyrën dhe të përdorin medikamente të ndryshme për të qartësuar shikimin.

Turi i Francës ka kaluar në një kaos të çuditshëm në etapën e tij të 16.

Policia franceze është munduar që të pastrojë trajtektoren nga do të kalonin çiklistët nga disa fermerë protestues që kishin zënë rrugën. Për këtë arsye, policisë i është dashur që të përdorë edhe gaz lotsjellës, i cili ka ndikuar edhe në garë, duke sjellë një ndërprerje të përkohshme të saj.

Çiklistët ndaluan duke u munduar që të lajnë fytyrën dhe të përdorin medikamente të ndryshme për të qartësuar shikimin. E gjithë kjo ndërprerje zgjati rreth 15 minuta.

Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat