Holandezi Tom Dumoulin fitoi etapën e 20-të

Çiklizëm

Holandezi Tom Dumoulin fitoi etapën e 20-të

Nga: Fazli Berisha Më: 29 korrik 2018 Në ora: 12:38
Holandezi Tom Dumoulin fitoi etapën e 20-të

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 105-të-etapa e 20-të

“Është e mahnitshme. Në mëngjes isha shumë nervoz. Në finish dëgjoja se isha i dytë, por në fakt dola i pari dhe fitova. Për mua është diçka e papërshkruar që fitova këtë etapë dhe që fitva kohën individuale” u shpreh  Tom Dumoulin pasi fitoi etapën e 20-të  në shtegun Saint-Pée-sur-Nivelle - Espelette i gjatë 31 kilometra për 40'52'', duke lënë në vendin e dytë Frrome dhe kryesuesin Thomas Geraint. Nesër   zhvillohet etapa e fundit e 21-të dhe me gjasë Thomas Geraint do të kurorëzohet mbret në Paris i këtij edicioni.

Image

Edhe pas  etapës së 20-të nuk ka ndryshim në 10 e parë dhe  anglezi Thomas Geraint  prin  me kohë me kohën prej  80h30' 37''.  Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë e bartë sllovaku Peter Sagan  me 467 pikë. Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti francez Julian Alaphilippe me 170 pikë si mbret i maleve, ndërsa si çiklisti më ri që e bartë fanellën e bardhë është francezi  Pierre Roger Latour  80h 52' 50', ndërsa fanellën e kuqe si çiklisti më agresiv i etapës është çiklisti  spanjoll Mikel Landa.

Image

Fundi i Turit të dielën  çiklistët garojnë për etapën e 21-të në shtegun Houilles - Paris Champs-Élysées i gjatë 116 kilometra. Çiklistët nisen nga qyteti Houilles me 32.840 banorë me një ekonomi kryesisht tregti dhe Kultura: Bienalja e krijimit të rinj (video art, pikturë, skulpturë, maj), Braderie de Houilles (2,000 shitës, tetor), La Graineterie - Humor Festival (mars). Sport: 9,000 anëtarë në 32 disiplina, 153 klube përfshirë Houilles Athletic Club (HAC Football), i cili u kualifikua për raundin e parë të Kupës Franceze në 2018.

Image

Ngjarje: Corrida de Houilles themeluar në vitin 1972 (në dhjetor), Tour de Houilles drejtimin, prillin), «Sport en fête». si zakonisht gara mbyllet në bulevardin Paris ChampsElysees me 2.240.000 banorë dhe me një Ekonomi: administrim, teknologji të reja, hulumtim, modë, luks, turizëm (qyteti më i vizituar në botë me mbi 30 milionë vizitorë çdo vit).Sport: Paris Saint-Germain (futbolli Ligue 1 dhe skuadra e femrave, divizioni i hendbollit 1), Stade Français Paris (skuadra e rugby Top 14). Ngjarje: maratonë dhe gjysmë maratonë e Parisit, tenisi francez Open, xhudo (Tournoi de Paris).Kultura: 31 monumente (Kulla Eiffel, Arc de Triomphe, Notre-Dame, Sacré-Coeur, Invalides, Panthéon ...), 173 muze (Louvre, Grand dhe Petit Palais, Qendra Pompidou, Orsay, QuaiBranly ...) 208 teatro dhe kabare, 430 ekrane kinemaje.

Rezultatet e etapës së 20-të

1. TOM DUMOULIN (NED)                          00H 40' 52''

2. CHRIS FROOME (GBR)                         00H 40' 53''

3. GERAINT THOMAS (GBR)                      00H 41' 06''

4. MICHAL KWIATKOWSKI (NED)              00H 41' 42''   

5. SØREN KRAGH ANDERSEN(NOR)       00H 41' 43''

6. BOB JUNGELS (LUX)                              00H 41' 44''   

7. ILNUR ZAKARIN (RUS)                           00H 41' 54''   

8. PRIMOZh ROGLIC (SLO)                          00H 42' 04''

9. MARC SOLER (ESP)                                00H 42' 14''

10.MICHAEL HEPBURN (AUS)                   00H 42' 15''   

Renditja e përgjithshme

1. GERAINT THOMAS (GBR)                      80H 30' 37''   

2. TOM DUMOULIN  (NED)                          80H 32' 28''

3. CHRIS FROOME  (GBR)                         80H 33' 01''   

4. PRIMOZH ROGLIC (SLO)                          80H 33' 59''   

5. STEVEN KRUIJSWIJK (NED)                 80H 36' 45''

6. ROMAIN BARDET (FRA)                         80H 37' 34''

7. MIKEL LANDA MEANA(ESP)                  80H 38' 14''

8. DANIEL MARTIN  (IRL)                            80H 39' 42''   

9. ILNUR ZAKARIN (RUS)                           80H 43' 14''

10.NAIRO QUINTANA (COL)                      80H 44' 55''

Renditja ekipore

1.  MOVISTAR TEAM                                   242H 05' 05''

2 . BAHRAIN – MERIDA                               242H 17' 14''

3.  TEAM SKY                                                242H 36' 19''

4. TEAM LOTTO NL – JUMBO                   242H 52' 29''

5. ASTANA PRO TEAM                                243H 19' 43'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat