Varri masiv, 19 vota kundėr Kushtetueses
Nė malin e Dajtit, vetėm shtatė apo tetė kilometra larg selisė sė Gjykatės Kushtetuese nė qendėr tė Tiranės, zbulohet njė varr masiv, ku mendohet tė jenė ekzekutuar tė tjera jetė, mendje ndryshe kundėr regjimit komunist. Aty janė gjendur kafka me nga njė provė plumb pas koke nė vitet e frikshėm tė diktaturės dhe tani tė afėrmit e mbetur do tė pėrpiqen mes ADN e ekspertizės sė duhur shkencore tė prehin eshtrat e njerėzve tė gjakut tė humbur afro 35 vjet mė parė. Sendet personale kanė mbetur si relike pėr tė ndihmuar ndoshta me pak fat familjet qė tė gjejnė tė humburit e ekzekutuar, numri i tė cilėve shkon mbi 6000. Ashtu mandatmbaruar, gjykatėsit supremė morėn dhe vendimin e tyre tė fundit, duke pėrmendur se kishin referencė Komisionin e Venecias, duke i dhėnė me ose pa dashje ngjyra evropiane, qė i kishte konsultuar qė po tė ndodhte zbatimi i ligjit, atėherė do tė kishim cėnim tė drejtash tė njeriut nėse ligji bėhej funksional. E gjithė kjo kasaphanė e sė shkuarės ka ardhur pak ditė pas vendimit tė Kushtetueses pėr tė ngritur zėrin qė duhet ndryshuar patjetėr diēka, duhet votuar, pranuar dhe vėnė nė zbatim njė ligj, qė armėtarėt e vrasjes sė mendjes ndryshe, tė mos jenė sot vendimmarrės pėr jetėt e bijve tė atyre qė gjenden nė ato varre, qė si ai i hapur janė tė shumtė nė Shqipėri. Qė prej 20 vitesh ashtu si konstatohet dhe nė pėrgjigjet e Komisionit tė Venecias, ky ligj nė variante tė ndryshme, korrektuar e ndryshuar shumė herė ėshtė rrėzuar dhe nuk ėshtė lėnė tė hyjė nė fuqi nga e njėjta Gjykatė, nga ajo Kushtetuese. Nė tė gjitha rastet e refuzimit, juristėt e thinjur nga pėrvoja e shumtė e dyshimtė dhe e paformatuar drejt, kanė dhėnė arsyetimet, duke e veshur tė fshehtėn me ligj nė njė nga mėnyrat mė tė pabukura. Njė pjesė e dukshme dhe e konsiderueshme e kėsaj trupe qė ka konflikt interesi me ligjin e lustracionit, mbart nė trajtėn mė tė qartė dozėn e sė shkuarės, duke penguar pastėrtinė e atyre qė janė kthyer nė politikėbėrės nė shumė institucione, duke u ribėrė mėkatarė tė rinj nė kėtė moshė tė vjetėr. Tė afėrmit, sigurisht familje tė persekutuara kanė si kujtim mė nė fund dhe tragjikisht eshtra tė dėrmuara nga plumbat dhe rivrasja u vjen nga ata qė morėn vendime ekzekutimi 20, 30, e shumė e shumė vite mė parė, sigurisht nėn bekimin e djalltė tė Sigurimit tė Shtetit. Trashėgimia e pushtetit duket se nuk ėshtė ndėrprerė, pasi pėr hir e nė emėr tė ligjit tė sė drejtės, dikush, diku vazhdon tė qeverisė drejtėsinė me njė grafik tė ri krimesh. Hapja e dosjeve tani ėshtė bėrė telenovelė, qė nuk i mbarojnė kurrė seritė, por ka thelbin e mjerė qė personazhet qė janė gjallė justifikohen me personazhet reale qė kanė vdekur, se cėnimi i tė drejtės sė tyre (tė gjallėve) qenka mohim kushtetues, ndėrsa marrja e padrejtė e jetės sė atyre qė u vranė qenka ēuditėrisht, sė paku moralisht e drejtė e kushtetuesve tė sotėm, sigurimsave tė djeshėm. Tensioni politik pret njė tryezė mes mazhorancės dhe opozitės, qė ka muaj qė bojkoton Parlamentin. Presidenti, Kryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, ka marrė mbėshtetje qė tė jetė ndėrmjetėsi mes palėve qė tė gjendet njė zgjidhje, qė vendi tė ketė tė gjithė tė zgjedhurit nė Kuvend. Zhurma joligjore e radikale e Ramės pėr hapjen e kutive, duhet tė marrė fund nė kėtė pjekje politike nė tavolinė. Por sė paku, mazhoranca duhet tė kėrkojė dhe njė shtesė nė kėtė tavolinė, qė tė zgjidhė kėtė bojkot 20-vjeēar, atė tė hapjes sė dosjeve. Rama kėrkon hapjen e kutive tė zgjedhjeve tė 28 qershorit, ndonėse ka pasur 40 mijė sy, e po aq veshė tė besuar, ka pasur 80 mijė shqisa, qė nuk ia kanė konfirmuar pretendimin e sajuar me shumė muaj vonesė. Kėtė kėrkon Rama me kėtė bojkot gjashtė mujor, ashtu si Berisha dhe mazhoranca tė kėrkojė pas bojkotit 20-vjeēar tė Kushtetueses tė hapė dosjet e Sigurimit tė Shtetit. Ky ėshtė njė tjetėr ekuacion qė mirė do tė ishte tė merret parasysh e t'i jepet zgjidhje nga demokratėt e socialistėt nė kėtė tryezė, meqė po mblidhen pėr gjėra tė rėndėsishme. Mazhoranca duhet tė ofrojė zgjidhjen pėr kėtė bojkot tė pafund, sepse nė themel tė atyre qė presin zgjidhjen, janė ata qė kanė votuar pėrjetėsisht pro saj. Ndaj, hapja e dosjeve le tė jetė prishja e bojkotit tė fundit, paēka se Kushtetuesja ka pasur thuajse gjithnjė palė PS nė kėtė aksion tė padrejtė.
Kthehu | 09.02.2010
br> br>
Sparkes emėrohet zėvendėsshef i EULEX-it
Endi Sparks ėshtė emėruar zėvendės shef i Misionit tė Bashkimit Evropian pėr ...
SHBA: Eskplodoi njė platformė e naftės nė Gjirin e Meksikės
Njė platformė e naftės nė Gjirin e Meksikės ka eksplodu...
Lajme
Gejts: Priten mė shumė viktima nė Afganistan, por strategjia e forcave aleate do tė funksionojė [03.09.2010]
Shqiptarėt, pa viza nė Europė brenda 10 javėve tė ardhshme [03.09.2010]
Viktima nė pusin e ujit [02.09.2010]
Serbi: Konfiskohen pasuritė e kriminelėve nė vlerė prej 256 milion USD [02.09.2010]
SHBA: Eskplodoi njė platformė e naftės nė Gjirin e Meksikės [02.09.2010]
Tjera
Shumė migrime tė futbollistėve shqiptarė 01.09.2010
Deklaratat... 01.09.2010
Zeneli kthehet nga lėndimi 01.09.2010
Spikat derbi nė Mitrovicė 01.09.2010
Beqiraj: Shpresoj tė debutoj nė Split 01.09.2010
Diskuton pėr pagė 01.09.2010
Me pak meēe ska edhe cilėsi 01.09.2010
Kuqi kundėr Holandės 01.09.2010
Laze e humb titullin nė Ukrainė 01.09.2010
Mehmedi: E dhashė pėrgjigjen nė fushė! 01.09.2010




Doli nė shitje Kosovarja nė diasporė
Kėto dhe shumė materiale tė tjera mund ti lexoni nė numrin e ditės sė premte tė gazetės Bota sot