E premte, 3 shtator 2010
Arkivi | Rss feed

Gėzim Ererbara, imazhi i filmit shqiptar

Besa Dodaj
Portret artisti

Nė rubrikėn “Portret artisti”, sot pėr artdashėsit dhe nė veēanti adhuruesit e realizimeve tė shumta tė regjisorit dhe artistit tė ndjerė, Gėzim Erebara, kemi pėrzgjedhur disa rreshta pėr tė pėrkujtuar kėtė figurė tė shquar tė artit dhe kulturės shqiptare.

Regjisori Erebara ka kontribuuar nė filmat e parė shqiptarė tė prodhuar nga kinostudio “Shqipėria e Re”, shtėpi kjo nė tė cilėn punoi pėr njė kohė tė gjatė. Karriera e tij pėrfshin njė sėrė projektesh dhe realizimesh tė njohura kinematografike nė fushėn e filmit shqiptar. Ai ka punuar pėrkrah regjisorit nė filmin e parė shqiptar “Tana” si dhe nė bashkėprodhimin shqiptaro-sovjetik “Furtuna” nė vitin 1958 dhe 1959.

Gėzim Ererbara pėrfundoi studimet larta nė institutin kinematografik “Famu” nė Pragė nė vitin 1951. Ndėrsa nė vitin 1967 realizoi filmin e parė “Ngadhėnjimi mbi vdekjen”, film i cili nuk u prit mirė nga censura e atėhershme dhe u ndalua. Pėr 30 vite, ai punoi nė Kinostudion “Shqipėria e re” dhe realizoi shumė filma artistik dhe dokumentar. Pos kėsaj, Gėzim Erebara ėshtė marrė edhe me publicistikė, duke botuar artikuj tė shumtė tė sferės profesionale pėr regjisurė, por ka bėrė edhe analiza e vėshtrime nga sfera e krijimtarisė sė tij profesionale.

Erebara si shumė intelektualė tė tjerė shqiptarė qė janė persekutuar dhe eliminuar nga sistemi i atėhershėm totalitar ėshtė kthyer forcėrisht hė atdhe kur ishte nė vitin e fundit tė studimeve, pasi qė kishte deklaruar se”Enver Hoxha ka mė pak kulturė “se njė qytetar i mesėm ēek”. Me filmin “Ngadhėnjim mbi Vdekjen”, nė bashkautorėsi me Pirro Milkanin, 1967 u ndėrsa me ēmimin e Republikės dhe u komercializua gjerėsisht nė Kinė dhe vende tė tjera ish-komuniste ku pati njė sukses tė jashtėzakonshėm me mbi 100 milionė shikues tė regjistruar. Njė film qė vė nė fokus qėndresėn e dy partizaneve tė kapura rob dhe tė ekzekutuar nga gjermanėt gjatė Luftės sė dytė Botėrore, i cili edhe sot vazhdon tė shitet nė Kinė. Transmetimi i filmit u ndalua nė Shqipėri pėr dy dekada pėr shkak se Edi Luarasi, aktore kryesore u persekutua pas Festivalit tė 11-tė nė RTSH.

Suksesin mė tė madh regjisori Erebara e arriti me filmin “Nė fillim tė Verės” nė vitin 1975. Ndėrsa filmi “Nusja” konsiderohet gjerėsisht si njė eksperiment, qė nuk pati sukses tregtar, por qė paraqiti botėn e dokeve ballkanike dhe u vlerėsua nga kritika.

Nė shumė intervista dhe emisione televizive regjsiori ka treguar se filmi i tij mė i pėlqyer ishte “Njė natė pa dritė”, i realizuar nė vitin 1981. Njė film qė paraqiti figurėn komplekse tė autorit tė mjerimit Migjenit. Kėtė film e figurė e kishte mitizuar nė kinema pasi realizimit tė dokumentarit qė bėri nė vitin 1961. Pėr kėtė vepėr, Erebara lexoi pothuajse nė ilegalitet veprat e Niēes, studimet e huaja mbi Migjenin, gjė qė binte ndesh me politikėn zyrtare qė e paraqiste pjesėn Niēeane tė Migjenit si njė periudhė kalimtare e gjendjes shpirtėrore tė poetit dhe jo si burim i rėndėsishėm frymėzimi.

Ka pėrkthyer Ēelėsin e Kinemasė, Ēelėsin e Pikturės etj, nga gjuha frėnge dhe vepra tė ndryshme nga letėrsia italiane.

Kthehu | 06.03.2010

Gėzim Ererbara, imazhi i filmit shqiptar

Ndėrkaq nė vitin 1967 realizoi filmin e parė “Ngadhėnjimi mbi vdekjen”, film i cili nuk u prit mirė nga censura e atėhershme dhe u ndalua.

Erebara ėshtė marrė edhe me publicistikė, duke botuar artikuj tė shumtė tė sferės profesionale pėr regjisurė, por ka bėrė edhe analiza e vėshtrime nga sfera e krijimtarisė sė tij profesionale.

Pėr 30 vite, ai punoi nė Kinostudion “Shqipėria e re” dhe realizoi shumė filma artistik dhe dokumentar.

Sparkes emėrohet zėvendėsshef i EULEX-it

Sparkes emėrohet zėvendėsshef i EULEX-it

Endi Sparks ėshtė emėruar zėvendės shef i Misionit tė Bashkimit Evropian pėr ... |

SHBA: Eskplodoi njė platformė e naftės nė Gjirin e Meksikės

SHBA: Eskplodoi njė platformė e naftės nė Gjirin e Meksikės

Njė platformė e naftės nė Gjirin e Meksikės ka eksplodu... |

Lajme

Tjera

Rugova i ri shkakton furtunė nė kastėn e vjetėr tė LDK-se

Artistėt pronarė ishujsh

Doli nė shitje Kosovarja nė diasporė

Kėto dhe shumė materiale tė tjera mund ti lexoni nė numrin e ditės sė premte tė gazetės “Bota sot”

Reklama