E mėrkurė, 8 shtator 2010
Arkivi | Rss feed

Banka Uni Credit: Shqipėria me rritje ekonomike 9% gjatė 2010

Eksportet 'Made in Albania' rriten mbi 100 pėrqind krahasuar me njė vit mė parė

Shqipėria pritet tė ketė njė rritje ekonomike prej 9% gjatė vitit 2010. Kėshtu u shpreh Kryeministri Berisha gjatė mbledhjes sė Grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, duke cituar njė nga bankat mė tė rėndėsishme tė Evropės, Uni Credit nė njė raport tė saj. Sipas kėtij raporti, Shqipėria gjatė kėtij viti do tė ketė njė performancė tė shkėlqyer ekonomike. Gjithashtu, banka thekson se pėrgjatė vitit 2009, nė njė kohė kur bota u prek rėndė nga kriza financiare, Shqipėria u shoqėrua nga njė rritje ekonomike prej 7%. Nė vlerėsimin e tij, Berisha theksoi se reformat ekonomike nė vend janė tė konsoliduara dhe parashikimi pėr rritjen e mėtejshme tė ekonomisė nė vend ėshtė njė lajm i mirė pėr garancinė e vendeve tė punės dhe pėr kontingjentin e tė punėsuarve nė sektorin privat. "Kėto ditė po lexoja parashikimet e njėrės prej bankave mė tė mėdha dhe mė serioze tė Evropės dhe vlerėsimet pėr ekonominė shqiptare ishin mė maksimalet. Sipas vlerėsimeve tė Bankės 'Uni Credit', ndėr mė kryesoret nė Evropė, Shqipėria kėtė vit do tė ketė njė rritje rreth 9%. Kur e lexova para dy ditėsh pėrshėndeta parashikimin optimist, por gjithashtu urova qė ta kemi, por kur shoh kėto statistika, them me bindje se parashikimi do tė jetė njė realitet. Po kjo bankė jep njė rritje prej 7% pėr vitin 2009", u shpreh Berisha, duke nėnvizuar se eksporti dhe rritja e tij nė njė ekonomi si kjo e jona, e cila nuk ka si qėllimin mė kryesor rritjen e eksporteve ėshtė jashtėzakonisht domethėnėse. "Reformat e kėtij vendi janė konsoliduar. Kjo do tė thotė punėsim dhe garanci pėr vendet e punės, pėr kontingjentin mė tė madh tė tė punėsuarve nė sektorin privat", bėri tė ditur Berisha. Nė mėnyrė tė veēantė, Kryeministri u ndal tek njė zhvillim, sipas tij, shumė i rėndėsishėm pėr ekonominė e vendit, rritja e eksporteve "Made in Albania" mbi 100% krahasuar me njė vit mė parė. "Sė pari, dėshiroj t'u pėrshėndes dhe vij tek ju me dy probleme, njėri prej tė cilėve thellėsisht pozitiv dhe i paprecedentė, qė konsiston nė dyfishimin e eksporteve 'Made in Albania', nė janarin e kėtij viti, krahasuar me janarin e vitit 2009, si dhe rritjen e ndjeshme tė rieksporteve nė janarin e kėtij viti krahasuar me vitin 2009. Statistikat faktojnė se nė janarin e viti 2009, Shqipėria eksportoi 56,7 mijė ton mallra me njė vlerė prej 1 miliard e 413 milionė lekė. Kurse nė janarin e vitit 2010 eksportet shqiptare rriten nė rreth 103 mijė ton. Kjo rritje nė tonazh nė mėnyrė tė pėrpiktė dhe akoma mė tė thellė ndjek rritjen nė vlerė, nga 1 miliard e 400 milionė qė ishin eksportet e janarit tė viti 2009, nė 3 miliardė e 455 milionė lekė, nė janarin e 2010, pra mbi 100%. Kjo ėshtė rritja mė e madhe, mė e paparė ndonjėherė, ēka dėshmon se ekonomia shqiptare nis kėtė vit me njė stad tė paprecedent", u shpreh Kryeministri gjatė takimit me deputetėt e mazhorancės. Mė tej, ai theksoi se rieksportet janė mallrat tė cilat vijnė pėr t'u pėrpunuar nė Shqipėri dhe rieksportohen. Shumica janė prodhimet e kėpucėve, tekstilet dhe tė tjera. Edhe ato, u shpreh Berisha, kanė njė rritje tė admirueshme, por rėndėsinė kryesore e ka eksporti i vendit. "Ai tregon forcėn e ekonomisė sė vendit, por pėr hir tė sė vėrtetės edhe nė sektorin e rieksportit ku janė mbi 100 mijė shqiptarė tė punėsuar pritet njė vit i bardhė, i bardhė si dėbora e Dajtit, tė cilėn pata kėnaqėsinė e madhe ta shijoj. Duhet ta dini se nga tė gjitha bulevardet e natyrės, pėr mua dėbora ėshtė bulevardi i tė gjitha bulevardeve. Rieksportet, nė vitin 2009 kanė qenė 6,2 mijė ton me njė vlerė prej 5,2 milardė, ndėrsa nė vitin 2010 vlera e tyre ėshtė rritur nė 6 miliardė. Pra, ka njė rritje nė muaj prej 800 milionė lekė dhe njė rritje prej rreth 17 apo 18% krahasuar me janarin e vitit tė kaluar, ēka do tė thotė se ka njė shtim tė sigurtė tė vendeve tė punės dhe punėsim nė kėtė sektor shumė punėsues. Ky ėshtė sektori mė punėsues nė Shqipėri krahasuar me sektorėt e tjerė", vlerėsoi kreu i mazhorancės. Gjithashtu, ai shtoi se tė tilla janė edhe tė dhėnat e bankave, tė cilat kanė patur njė rikthim tė shpejtė tė depozitave. "Tė nderuar deputetė, ky ėshtė njė fillim shumė i mbarė. Ekonomia shqiptare ėshtė entuziaste, ndoshta nuk kam statistika tė tjera, por jam i sigurtė se nuk ka vend tjetėr qė shėnon dyfishimin e eksporteve nė janarin e 2010. Pra, nis njė vit shumė i mbarė", u shpreh kreu i qeverisė.

Qeveria do tė nisė gjatė kėtij viti autostradėn Tiranė-Elbasan

Kryeministri Berisha deklaroi dje se brenda kėtij viti qeveria do tė nisė punimet pėr ndėrtimin e autostradės sė re Tiranė-Elbasan. Gjatė njė bashkėbisedimi me qytetarėt e Elbasanit, kreu i qeverisė theksoi se tashmė ka pėrfunduar projekti pėr ndėrtimin e kėsaj vepre jetike pėr qytetin e Elbasanit, por edhe pėr qytete tė tjera, pasi do tė shkurtojė distancat e tyre me Tiranėn. "Unė dua t'u pėrcjell sot para jush njė pėrshėndetje tė pėrzemėrt qytetarėve tė Elbasanit, qytetarėve tė jugut dhe juglindjes sė Shqipėrisė, si dhe t'i informoj ata se projekti pėr autostradėn Tiranė-Elbasan ka pėrfunduar. Gjithashtu, dua t'i informoj se brenda kėtij viti qeveria do tė nisė ndėrtimin e kėsaj autostrade dhe se ky projekt, me tunelin e tij, shkurton nė mėnyrė tė ndjeshme jo vetėm distancėn Elbasan-Tiranė, por edhe distancėn Korēė-Tiranė, Berat-Tiranė dhe Tepelenė-Tiranė", u shpreh Berisha. Ai vuri nė dukje se pas rrugės sė Arbrit, autostrada Tiranė-Elbasan do tė jetė njė nga projektet mė madhore tė qeverisė gjatė kėtyre viteve. Kryeministri theksoi se qeveria ėshtė e vendosur qė Shqipėria e vitit 2013 tė jetė njė Shqipėri krejt tjetėr, ku shqiptarėt nga tė katėr anėt e vendit tė lėvizin nė njė kohė dy herė mė tė shkurtėr pėr tė mbėrritur nė kryeqytetin e tyre. Po ashtu, Kryeministri konstatoi me kėnaqėsi se procesi i liberalizimit tė vizave po ecėn nė mėnyrė tė sigurtė. Ai theksoi se qeveria ka plotėsuar dhe plotėson ēdo kėrkesė qė shtrohet ndaj vendit, nė mėnyrė qė qytetarėt shqiptarė, brenda afatit tė pėrcaktuar, tė lėvizin tė lirė nė mbarė hapėsirėn evropiane.

Kthehu | 08.02.2010

Urimet e Myftiut Tėrnava pėr Bajramin e Madh

Lojė e madhe shpėrblyese e gazetės “Bota Sot” nė diasporė

Meta:Serbia vazhdon tė ecė nė rrugė pa krye

Doli nė shitje Kosovarja nė diasporė

Kėto dhe shumė materiale tė tjera mund ti lexoni nė numrin e ditės sė enjte tė gazetės “Bota sot”