E mėrkurė, 8 shtator 2010
Arkivi | Rss feed

GDN i rikonfirmon Kosovės perspektivėn evropiane

Grupi Drejtues Ndėrkombėtar ka konfirmuar mbėshtetjen e tij pėr Kosovėn pėr perspektivėn e saj evropiane, ka thėnė zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi, pas takimit tė pėrfaqėsuesve tė kėtij Grupi Mbikėqyrės, qė u mbajt sot nė Vjenė. Ndėrkohė, analistėt nė Prishtinė kanė thėnė se momenti mė i rėndėsishėm i kėtij takimi ėshtė mbėshtetja pėr strategjinė pėr integrimin e veriut.

Kosova ka marrė mbėshtetjen Grupit Drejtues Ndėrkombėtar pėr realizimin e objektivave tė procesit integrues tė saj nė BE, kanė thėnė zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės.

Pas takimit tė mbajtur nė Vjenė, tė Grupit Drejtues Ndėrkombėtar, i cili ka rolin e mbikėqyrėsit tė shtetit mė tė ri, zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi, ka thėnė pėrmes njė bisede telefonike nga Vjena, se vendet anėtare u kanė dhėnė mbėshtetje angazhimeve tė Kosovės pėr zbatimin e prioriteteve qė kanė tė bėjnė me perspektivėn evropiane tė Kosovės dhe me liberalizimin e vizave.

Ndėrkaq, nė mesin e shumė ēėshtjeve, Krasniqi ka thėnė tė jetė diskutuar edhe pėr strategjinė pėr integrimin e veriut tė Kosovės.

“Ne besojmė se Qeveria e Kosovės, nga ajo qė u tha, ka marrė mbėshtetje tė fuqishme pėr tė gjitha angazhimet e veta nė drejtim tė realizimit tė objektivave qė dalin nga raporti i progresit tė vitit 2009, zhvillimet nė drejtim tė liberalizimit tė vizave, pastaj tė marrėdhėnieve tregtare me BE-nė si dhe ėshtė diskutuar pėr strategjinė pėr veriun e vendit dhe pėr njė sėrė ēėshtjesh qė kanė tė bėjnė me ekonominė kosovare”, ka deklaruar Krasniqi.

Raportin pėr arritjet dhe sfidat nė Kosovė e ka prezantuar i dėrguari i posaēėm i Bashkimit Evropian nė Kosovė, diplomati holandez, Piter Feith, i cili njėherėsh ėshtė edhe Pėrfaqėsues Civil Ndėrkombėtar.

Ndėrkaq, nga pala kosovare, ka folur kryeministri, Hashim Thaēi. Zėdhėnėsi Krasniqi ka thėnė se theksi i deklaratės sė Thaēi ka qenė i pėrqendruar nė rezultatet, proceset dhe sfidat, me tė cilat po ballafaqohet Kosova.

“Ka qenė njė diskutim i drejtpėrdrejtė, i hapur nė mesin e mbėshtetėsve tė Republikės sė Kosovės, ku janė diskutuar tė gjitha ēėshtjet, mes tė cilave do tė ndanim edhe aspektet politike, ekonomike e sociale”, ka theksuar Krasniqi.

GDN pėrbėhet nga 25 vende qė e kanė njohur shtetėsinė e Kosovės. Takimi i sotėm nė Vjenė ėshtė mbajtur nė nivelin e drejtorėve politik tė kėtyre vendeve pėr Ballkanin.

Analisti Ilir Deda, drejtor ekzekutiv i KIPRED-it, ka thėnė se momenti mė i rėndėsishėm i kėtij takimi, ishte pėrkrahja pėr strategjinė e hartuar nga Zyra Civile Ndėrkombėtare dhe Qeveria e Kosovės pėr integrimin e veriut.

“Ajo ēka do tė jetė mė me rėndėsi pėr Kosovėn, ėshtė pėrkrahja, qė kėto vende i japin strategjisė pėr veriun e Kosovės. Kjo ka rėndėsi, sepse ėshtė hera e parė qė bashkėsia ndėrkombėtare e dėrgon njė mesazh shumė tė qartė se nuk do tė ketė ndarje tė Kosovės dhe se bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė serioze rreth integrimit tė veriut nė pjesėn tjetėr tė Kosovės”, ka thėnė Deda.

Analisti Ilir Deda ka theksuar se, bazuar nė zbatimin e Pakos sė Ahtisarit, GND, edhe nėse nuk i bėn publike, nė kėtė fazė pritet tė diskutojė dhe tė vendosė edhe nė lidhje me mandatin e Piter Feithit nė Kosovė, i cili do t’i nėnshtrohet njė rishikimi tė dytė mė 11 shkurt, si Pėrfaqėsues Special i Bashkimit Evropian nė Kosovė.

“Kjo ėshtė paraparė edhe nė planin e Ahtisarit, se dy vite pas shpalljes sė pavarėsisė, jo vetėm mandati i z.Feith, por i gjithė mandati i zyrės, tė cilėn ai drejton, do tė rishikohet”.

“Se ēka do tė ndodhė, me siguri se do tė jepet njė plan, i cili do tė ēojė nė zvogėlimin gradual tė Zyrės Civile Ndėrkombėtare dhe nė njė shuarje graduale tė saj”, ka vlerėsuar Deda.

Konkluzionet e Grupit Drejtues Ndėrkombėtar apo Mbikėqyrės, janė vlerėsuar si shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn, marrė parasysh se aty bėjnė pjesė shtetet me mė shumė ndikim nė politikat e sotme botėrore dhe vendet qė e kanė njohur dhe mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės. / REL

Kthehu | 08.02.2010

Urimet e Myftiut Tėrnava pėr Bajramin e Madh

Lojė e madhe shpėrblyese e gazetės “Bota Sot” nė diasporė

Meta:Serbia vazhdon tė ecė nė rrugė pa krye

Doli nė shitje Kosovarja nė diasporė

Kėto dhe shumė materiale tė tjera mund ti lexoni nė numrin e ditės sė enjte tė gazetės “Bota sot”