Portali mė i mirė i vitit | E shtunė, 28 janar 2012
Arkivi | Rss feed

Sejdiu: Kosova ėshtė shndėrruar nė njė rrėfim suksesi (me video)

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Ministri i Punėve tė Jashtme, Skender Hyseni patėn sot, nė ndėrtesėn e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara nė Nju-Jork, njė prezantim para tė gjithė ambasadorėve tė Ligės sė Shteteve Arabe nė OKB. Tė pranishėm ishin edhe ambasadori i Ligės Arabe dhe ai i Organizatės sė Konferencės sė Islamike nė OKB.

“Qė nga 17 shkurti 2008, kur shpalli pavarėsinė e saj, Republika e Kosovės ėshtė shndėrruar nė njė rrėfim tė vėrtetė suksesi, pėr tė cilin kontribut tė ēmuar kanė dhėnė edhe vendet tuaja”, tha Presidenti Sejdiu, nė fillim tė fjalimit tė tij para ambasadorėve tė Ligės sė Shteteve Arabe.

“Republika e Kosovės ėshtė njohur nga 70 vende anekėnd botės dhe ne presim qė edhe vendet qė pėrfaqėsoni ju, ato qė ende nuk e kanė njohur pavarėsinė e vendit tonė, sa mė shpejt tė bėjnė kėtė, sepse kėshtu do tė ndihmohej drejtpėrdrejt jo vetėm e ardhmja e Kosovės, por e tė gjithė rajonit tonė”, tha Presidenti Sejdiu.

Duke elaboruar arritjet e Kosovės qė prej shpalljes sė pavarėsisė, Presidenti Sejdiu tha se Kosova i respekton principet mė tė larta tė demokracisė, si dhe garanton fuqishėm tė gjitha tė drejtat e pakicave kombėtare, tė cilat janė tė integruara nė jetėn institucionale dhe luajnė rol tė rėndėsishėm nė proceset pozitive nė vend.

Presidenti Sejdiu ripėrsėriti kėrkesėn qė vendet e Ligės sė Shteteve Arabe ta kundėrshtojnė projektrezulotėn qė ka paraqitur Serbia nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė.

“Serbia vetė ka kėrkuar mendim nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė pėr legjitimitetin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ndėrsa tash paraqet njė projektrezolutė qė bie tėrėsisht nė kundėrshtim me mendimin e kėsaj gjykate. GJND-ja e pėrforcoi fuqishėm atė qė ne e kemi thėnė nė vazhdimėsi; shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk ėshtė nė kundėrshtim as me tė drejtėn ndėrkombėtare, as me Rezolutėn 1244, por ajo ėshtė shprehje e vullnetit politik tė popullit tė Kosovės, e cila ka qenė njėsi e barabartė konstituive e ish-federatės jugosllave, e cila ėshtė shpėrbėrė pikėrisht pėr shkak tė luftėrave tė pėrgjakshme qė shkaktoi politika serbe”, vijoi Presidenti Sejdiu.

Nė kėtė kontekst, Presidenti Sejdiu ripohoi se Serbia po bėn politikė destruktive ndaj Kosovės, duke bėrė pėrpjekje tė gjithanshme pėr t’i penguar njohjet e reja dhe prosperitetin e pėrgjithshėm tė Kosovės.

Nė adresimin e tij, edhe Ministri Hyseni ka ritheksuar vendimin e qartė tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė pyetjen qė ėshtė shtruar nga vetė Republika e Serbisė dhe gjetjen nga ana e saj nė tė gjitha pikat nė favor tė Kosovės. Ministri po ashtu ka theksuar se, vetė Gjykata ka vėnė nė spikamė rrethanat faktike dhe ligjore qė janė tė veēanta pėr Kosovėn, siē ėshtė: shpėrbėrja e dhunshme dhe jokonsensuale e ish- Jugosllavisė; miratimi i rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit pėr t’i dhėnė fund konfliktit tė armatosur me qėllim qė tė zgjidhė krizėn humanitare nė Kosovė; periudha e administrimit tė pėrkohshėm tė Kombeve tė Bashkuara; dhe shterimi, pas shumė vitesh, i tė gjitha rrugėve pėr njė zgjidhje tė negociuar. Nė kėtė mėnyrė, ka thėnė Ministri Hyseni, rasti i Kosovės nuk mund tė shėrbejė si precedent pėr raste tė tjera.

Edhe Ministri Hyseni i ėshtė bashkėngjitur thirrjes sė Presidentit drejtuar ambasadorėve tė shteteve tė Ligės Arabe qė tė kundėrshtojnė projektrezolutėn e propozuar nga Republika e Serbisė, duke pohuar se ky veprim jo vetėm se do tė ishte nė pajtim tė plotė me Mendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė dhe do t’i kontribuonte paqes dhe stabilitetit nė rajonin e Ballkanit Perėndimor, por do tė ndihmonte nė fakt edhe vetė Republikėn e Serbisė. Projektrezoluta, - ka vazhduar Ministri - qartazi bie ndesh me Mendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė dhe si e tillė paraqet mosrespekt dhe kritikė tė papranueshme pėr Gjykatėn, dhe se nuk u kontribuon aspak proceseve tė normalizimit tė marrėdhėnieve ndėrmjet dy vendeve dhe tė ardhmes sė tyre evropiane. Nė fund, Ministri ka shprehur bindjen se shtetet e Ligės Araba do tė jetė edhe kėtė herė nė anėn e Kosovės, ashtu siē ato kane qenė nė kohėrat kur ajo ka pasur mė sė shumti nevojė.

Nė fund tė takimit, mbėshtetjen e tyre pėr Kosovėn e pohuan ambasadorėt e Bahrainit, Jordanit, Arabisė Saudite dhe tė vendeve tė tjera tė Ligės.

Komente (0) Kthehu | 07.09.2010





Doli nė shitje numri mė i ri i Revistės Kosovarja