E mėrkurė, 8 shtator 2010
Arkivi | Rss feed

Nga Lufta e Ftohtė nė paqen e ftohtė

A ėshtė i mundur ekuilibri midis NATO-s dhe Kremlinit

Fundi i presidencės sė George W. Bush dhe ardhja e Barack Obama nė Shtėpinė e Bardhė kanė rihapur hapėsira tė reja dhe tė mėdha manovrash politike pėr rilanēimin e rolit ndėrkombėtar tė Rusisė. Nė mėnyrė tė veēantė, nė qendėr tė preokupimeve tė Kremlinit ėshtė prej kohėsh konfigurimi qė arkitektura e sigurisė europiane ka filluar qė tė marrė pas rėnies sė Murit tė Berlinit, mė referim eksplicit ndaj avancimit kėrcėnues tė NATO-s nė tė ashtuquajturin near abroad rus. Por sot koha e koncesioneve gjeopolitike ndaj Aleancės Atlantike nė shkėmbim tė ndihmave ekonomike dhe mbėshtetje ndaj integritetit tė Federatės, mbeturinė e asaj qė qe perandoria sovjetike, ka mbaruar dhe ka ardhur momenti qė tė reagohet, aq pak sa pėr tė humbur terren tė mėtejshėm nė atė qė Kremlini e konsideron zonėn e influencės ekskluzive tė tij.

Merita e rikthimit si protagoniste e Moskės nė fushėn ndėrkombėtare padyshim qė i atribuohet Vladimir Putin. Ish-Presidenti dhe Kryeministri aktual, me ngjitjen e tij tė vendosur nė pushtet, ka arritur tė rigjenerojė shpirtin nacionalist dhe mentalitetin perandorak tė tė njėjtės natyrė me identitetin rus, tė ngrira nga humbja nė Luftėn e Ftohtė tė Traktatit tė Varshavės dhe nga integrimi pasues, pse jo vullnetar i vendeve ish-sovjetike tė Europės Qendro-lindore nė hapėsirėn euroatlantike tė sigurisė, demokracisė dhe lirisė tė garantuar nga NATO dhe nga Bashkimi Europian.

Rivendosja e kontrollit tė aparateve tė shtetit qendror mbi ekonominė dhe jetėn politike, tė bashkuar me njė konjukturė ekonomike tė favorshme tė pėrcaktuar nga ēmimet e larta tė hidrokarbureve, kanė favorizuar hedhjen e dorezės sė sfidės nga ana e Kremlinit pėr Aleancėn Atlantike dhe nė mėnyrė specifike Shteteve tė Bashkuara, jo tė perceptuara nė funksionin e tyre efektiv dhe natyror tė primus inter pares nė brendėsi tė Aleancės, sa nė anėn politike, aq edhe nė anėn ushtarake, por akoma dhe gjithmonė si fuqia rivale me tė cilėn tė matet dhe qė e pėrdor NATO-n thjesht pėr tė rritur influencėn e vet nė kurriz tė Moskės, me miratimin e nėnshtruar tė aleatėve tė tyre europianė. Njė perceptim ku, jo mė pak mbetet shumė i pėrhapur transversalisht nė spektrin politik dhe kulturor nė Europėn Perėndimore, si vazhdim i disa shkollave tė mendimit qė i pėrkasin Luftės sė Ftohtė, tė cilat e mbėshtesin identitetin e tyre mbi forma tė ndryshme ideologjike dhe ekzistenciale antiatlantizmi dhe antiamerikanizmi.

Pėr pasojė, nga pikėpamja e Kremlinit dhe jo vetėm, marrin konturet e kėrcėnimit ndaj interesave jetike tė sigurisė sė Moskės si zgjerimi i NATO-s dhe i Bashkimit Europian nė demokracitė e reja evropiane, ashtu dhe programet e partneritetit e tė bashkėpunimit qė tė dy organizatat kanė lidhur me ato vende tė mbetura tė Europės Lindore qė shikojnė nga Perėndimi dhe jo nga Moska nė kėrkim tė njė sigurie qė ėshtė e bazuar nė pavarėsinė e plotė, nė pluralizmin dhe lirinė e tė shprehurit, nė njė zhvillim social dhe ekonomik tė vėrtetė dhe jo nė frikėn dhe represionet tipike tė njė regjimi centralist dhe autoritar.

Atėhere si tė ndalet njė prapambetje e tillė e pandėrprerė gjeopolitike? Zgjidhjen e kishte individualizuar ish-Sekretari i Partisė Komunite tė Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, i cili nė vitin 1987 hedh idenė e "shtėpisė sė pėrbashkėt europiane". Duke e parandjerė furtunėn nė ardhje qė pak kohė mė pas do tė ēlironte vendet satelite tė Europės Qendro-lindore nga zgjedha e Moskės dhe e komunizmit, Gorbachev flet pėr tejkalim tė ndarjeve, tė ēinstalimit tė arsenaleve ushtarake, tė bashkėpunimit pėr zgjidhjen e kundėrshtive, si premisa ideale pėr njė arkitekturė tė re tė sigurisė europiane, "nga Atlantiku deri nė Urale"; nė thelb, njė lloj ristrukturimi nė kuptimin bashkėpunues tė bipolarizmit, qė i garanton Moskės (tė paktėn) ruajtjen e integritetit territorial tė Bashkimit Sovjetik dhe, pėr pasojė tė sferės sė saj tė influencės tradicionale.

Por me shpėrbėrjen e Bashkimit tė Republikave Socialiste Sovjetike nė fund tė vitit 1991, ka filluar pėr Kremlinin njė fazė e vuajtur tėrheqjeje ndėrkombėtare, megjithėse shtetet anėtare tė Aleancės Atlantike nė emėr tė stabilitetit tė zonės preferojnė qė tė mos i shkaktojnė armikut tė mė shumė se 40 vjetėve njė humbje absolute, duke e njohur Federatėn Ruse si trashėgimtaren legjitime tė BRSS-sė dhe duke ia respektuar integritetin territorial pėrballė alternativės sė fryrjes sė zjarrit tė separatizmit tė Kaukazit verior. Nė koncert me Gorbachev, Presidenti amerikan George W. Bush promovon formimin e "rendit tė ri botėror", njė rend i karakterizuar nga ndėrvarėsia dhe nga bashkėpunimi me Moskėn, nė bindjen jo tepėr optimiste se Rusia nuk do tė mund tė ringrihej kurrė si njė kėrcėnim ndaj sigurisė euroatlantike dhe se nėn drejtimin yeltsinian do ta pėrfundonte gradualisht procesin e tranzicionit demokratik, premisė themelore pėr integrimin nė NATO dhe nė Bashkimin Europian, nė tė cilėn aspironin tė gjitha vendet e ish-bllokut komunist qė kishin rifituar sovranitetin nga Kremlini.

Megjithė nisjen e njė rrugėtimi me bashkėpunim tė ngushtė qė nė perspektivė mund tė linte tė shpresohej nė njė integrim progresiv euroatlantik - boll tė mendosh pėr aderimin e Moskės nė Partnership for Peace tė NATO-s dhe nė nėnshkrimin me Bashkimin Europian tė Partnership and Co-operation Agreement, tė dyja nė vitin 1994, pėr nėnshkrimin e NATO - Russia Founding Act nė vitin 1997, nė lindjen e NATO - Russia Council nė vitin 2002 dhe nė pėrcaktimin e katėr hapėsirave tė pėrbashkėta midis Bashkimit Europian dhe Rusisė nė vitin 2003, - nė korrespondencė me marrjen e pushtetit nga ana e Putinit dhe e "ekipit" tė tij qeverisės, Kremlini me vendosmėri ka nxjerrė nė sipėrfaqe ambiciet e tij pėr t'i dhėnė jetė njė poli gjeopolitik tė fuqisė ruse nė gjendje ta ushtrojė influencėn e tij nė nivel rajonal dhe global, duke imponuar nė tė njėjtėn kohė njė ngadalėsim tė fortė nė rrugėtimin tashmė tė vėshtirė drejt adoptimit tė parimeve universale tė demokracisė e tė lirisė.

Nga kėtu, nisja e njė ofensive 360 gradėshe me aksione thjesht provokuese siē kanė qenė sulmet kibernetike ndaj Estonisė; beteja e ēfrenuar pėr tė penguar integrimin euroatlantik tė Ukrainės e tė Gjeorgjisė pas tė ashtuquajturave "revolucione tė ngjyrosura"; pėrdorimi i energjisė si armė shantazhi politik ndaj Europės; kundėrvėnia nė planin politik dhe tė propagandės ndaj Administratės Bush (duke filluar nga ndėrhyrja nė Irak e deri nė ēėshtjen e mbrojtjes raketore pėr t'u instaluar nė Poloni dhe nė Republikėn ēeke), shoqėruar nga tentativa pėr tė riekuilibruar peshėn e Shteteve tė Bashkuara nė Lindjen e Mesme tė Madhe nėpėrmjet mbėshtetjes sė vendeve si puna e Iranit dhe Sirisė dhe organizatave tė tipit tė Hizballahut e Hamasit (kur Administrata Bush e kish postuar linjėn e laissez faire nė Ēeēeni pėr tė siguruar mbėshtetjen e Kremlinit nė luftėn kundėr terrorizmit); kundėrvėnia ndaj pavarėsisė sė Kosovės kundėr mendimit tė Serbisė, dera e fundit e hapur pėr Moskėn nė Ballkan, por nė vijim e "kompensuar", sipas optikės ruse e jo vetėm, nga aneksimi de facto i dy republikave shkėputėse tė Abkhazisė dhe Oshecisė sė Jugut si plaēkė lufte kundėr Gjeorgjisė sė Presidentit tė urryer Saakhashvili nė gushtin e vitit 2008.

Sapo ėshtė rigjallėruar politika e jashtme nė termat e fuqisė dhe i ėshtė rikthyer Kremlinit e drejta pėr tė rivendikuar paritetin me Shtėpinė e Bardhė nė aspektin negociiues, ka qenė e mundur tė rilėshohet ideja e vjetėr, por gjithmonė e dobishme, e "shtėpisė sė pėrbashkėt europiane" e markės gorbacheviane. Detyra i ka takuar Presidentit tė sapozgjedhur Dmitry Medvedev, nė diskutimin e mbajtur nė Berlin mė 5 qershor tė vitit 2008, me rastin e vizitės sė tij tė parė nė Gjermani. Nė kryeqytetin gjerman, Medvedev flet pėr "historinė tonė tė pėrbashkėt", "ndjenjėn e identitetit dhe njė unitet organik" dhe pėr "raport bashkėpunimin si tė barabartė midis Rusisė, Bashkimit Europian dhe Amerikės Veriore si tri degėzime tė qytetėrimit europian", flet pėr "respektim tė sė drejtės ndėrkombėtare" dhe pėr "sistem ndėrkombėtar policentrik tė varur tek Kombet e Bashkuara", nė mėnyrė qė mė sė fundmi ta lėrė mėnjanė parantezėn unipolare (tė cilėn Presidenti rus e gjen mė tė lehtė ta mbiquajė "bipolarizėm artificial") nė favor tė multipolarizmit, duke i akorduar qėndrimin e rinovuar filozofik rus marrėdhėnieve ndėrkombėtare me atė mė shumė nė modė nė qarqet diplomatike europiane; flet sesi "atlantizmi si parin unik historik e ka kryer detyrėn e tij" dhe "arkitektura aktuale evropiane mban akoma vulėn e njė ideologjie tė trashėguar nga e kaluara". "Sot duhet tė flasim pėr unitet midis tė gjithė zonės euroatlantike nga Vancouver nė Vladivostok", shpjegon Presidenti rus, domethėnė pėr njė arkitekturė tė re tė sigurisė evropiane deri gjeografikisht mė tė gjerė respektivisht asaj tė projektuar nga Gorbachev.

Pėr kėtė qėllim, Medvedev, sa pėr tė filluar, hedh idenė e "hartimit dhe nėnshkrimit tė njė traktati reciprokisht detyrues lidhur me sigurinė europiane", tė mbėshtetur mbi parimin e "pandashmėrisė sė sigurisė", pėr ta shmangur kėshtu vlefshmėrinė ndaj Rusisė tė Nenit tė 5-tė tė Traktatatit tė Atlantikut Verior, qė pėrcakton detyrimin e asistencės reciproke pėr anėtarėt e NATO-s nė rast tė njė sulmi tė armatosur kundėr njė apo mė shumė vendesh tė Aleancės. "Mund tė mendojmė - saktėson fytyra pajtuese e Rusisė postsovjetike - pėr njė pakt rajonal tė bazuar natyrisht mbi parimet e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, qė tė pėrcaktojė qartė rolin e forcės si faktor tė marrėdhėnieve nė brendėsi tė komunitetit euroatlantik"; domethėnė pėr njė pakt qė tė rivendosė sfera influence tė qarta dhe tė pashkelshme, duke ia mbyllur "derėn e hapur" tė lėnė nga Aleanca Atlantike aderimit tė vendeve tė Europės Lindore.

"Pėr tė filluar hartimin e kėtij pakti", Medvedev propozon "mundėsinė e mbajtjes sė njė samiti", nė tė cilin "duhet absolutisht tė marrin pjesė tė gjitha vendet evropiane, por si shtete nė vetvete, duke e lėnė menjanė pėrkatėsinė nė blloqe apo grupime tė tjera": njė formulė e finalizuar pėr ta pėrjashtuar NATO-n si forumin natyral tė konfrontimit dhe tė dialogut me Rusinė dhe pėr tė rilėshuar OSBE-nė - ku blloku i kontrolluar nga Moska do tė ishte numerikisht mazhoritar, proceset vendimmarrėse janė tė ērregullta dhe nuk ekziston njė sistem ushtarak i integruar i konsideruar armik si NATO - organizatė tė sigurisė kolektive nė tė cilėn tė shkrijė mė sė fundi lidhjen transatlantike dhe me tė, pėr pasojė, vetė Aleancėn (i sė cilės lidhja transatlantike ėshtė themel vlere, kulturor dhe politik) dhe raportin simbiotik midis NATO-s dhe Bashkimit Europian mbi tė cilėn ngrihet sistemi i sigurisė euroatlantike; njė mėnyrė pėr t'i shtyrė europianėt qė tė largohen nga Shtetet e Bashkuara dhe qė tė gjejnė tek Rusia partnerin e ri tė privilegjuar pėr ruajtjen e sigurisė nė zonė. Por Kremlini, siē ėshtė demonstruar nga konflikti gjeorgjian, sigurisht qė nuk ka pritur nisjen e negociatave pėr t'u testuar bashkėbiseduesve tė tij centralitetin qė do tė kenė raportet e forcės nė pėrkufizimin e arkitekturės sė sigurisė europiane: njė mėnyrė pėr tė paralajmėruar Uashingtonin dhe kryeqytetet e tjera tė Aleancės se synimi rus ėshtė ai i arritjes sė kėsaj arkitekture tė re me ēdo mjet dhe se ėshtė mė mirė tė bihet menjėherė nė marrėveshje.

Tė ulura armėt me Tblisi, Medvedev kthehet mbi argumentin e 8 tetorit tė kaluar gjatė World Policy Conference nė Evian, ku kanė marrė pjesė edhe Presidenti francez Nicolas Sarkozy (qė nė cilėsinė e Presidentit tė radhės sė Bashkimit Europian do tė "negocionte" pėrfundimin e luftimeve ruso-gjeorgjiane) dhe ukrainasi Viktor Yushchenko. "As diplomacia multilaterale, as mekanizmat rajonale, as nė pėrgjithėsi arkitektura aktuale e sigurisė europiane", deklaron Medvedev, "nuk kanė qenė tė afta qė ta parandalojnė ndodhjen e agresionit", me aludimin e hapur tė faktit se kanė qenė gjeorgjianėt tė parėt ata qė kanė qėlluar goditjen e parė. Mė pas Presidenti e ngre pazarin: "Qėndrimi NATO-centrik ka treguar dobėsinė e tij. Nga kjo situatė duhet tė nxjerrim konkluzione". Dhe konkluzionet i nxjerr po Medvedev pėr tė gjithė: "Ngjarjet nė Kaukaz vetėm kanė konfirmuar sesa ėshtė absolutisht i drejtė koncepti i njė traktati tė ri pėr sigurinė europiane". Traktati do tė duhet tė garantojė njė "equal security", tė bazuar mbi tre "jo". Domethėnė, jo tė ruajė sigurinė e vet me krahėt e shteteve tė tjera. Jo tė lejojė veprime (nga ana e aleancave apo e koalicioneve ushtarake) qė mund tė minojnė unitetin e hapėsirės sė sigurisė tė pėrbashkėt. Dhe sė fundmi, jo t'u japė jetė aleancave ushtarake qė mund tė kėrcėnojnė sigurinė e palėve tė tjera tė Traktatit". E pėrkthyer: jo hyrjes nė NATO tė Gjeorgjisė dhe tė Ukrainės, jo instalimit nė Poloni dhe Republikėn ēeke tė mbrojtjes raketore pėr Europėn, jo ekzistencės sė NATO-s. "Gjithēka qė duam ėshtė tė punojnė mė nė harmoni sė bashku mbi bazėn e njė grupi tė pėrbashkėt rregullash", pėrfundon banori i Kremlinit.

Propozimi i traktatit nuk ėshtė akoma zyrtarisht objekt diskutimi me vendet e Aleancės Atlantike, megjithatė Moska diēka ka arritur ta sigurojė. "Reset button" i shtypur nga Administrata Obama nė raportet me Rusinė ka sjellė ndėrprerjen e planeve pėr instalimin e mburojės antiraketore nė Poloni dhe Republikėn ēeke, me shpresėn se Kremlini i shfrytėzon marrėdhėniet e tij tė mira me Iranin nė ēėshtjen shumė tė vėshtirė bėrthamore dhe nuk vendos veton e tij ndaj sanksioneve tė parashikuara energjetike kundėr Teheranit nė Kėshillin e Sigurimit. Pėr sa mburoja nuk pėrfaqėsonte nė vetvete ndonjė kėrcėnim real ndaj sigurisė ruse, interceptorėt pėr t'i instaluar nė Poloni qenė shikuar me preokupim tė madh nga Kremlini. Rrezja e veprimit e interceptorėve do tė drejtohej ekskluzivisht pėr tė neutralizuar njė kėrcėnim raketash balistike me rreze tė gjata tė ardhura nga jugperėndimi aziatik, domethėnė nga Irani, qė tashmė posedon arsenalin mė tė madh me SRBM dhe MRBM (Short and Medium Range Ballistic Missiles) nė tė gjithė Lindjen e Mesme, tė blerė pjesėrisht nga Koreja e Veriut dhe arrin qė tė shtyjė pėrpara programet e tij tė zhvillimit raketor i pashqetėsuar, nė pritje tė fitimit tė kapaciteteve me rreze tė gjatė mbi testata bėrthamore eventualisht tė pėrdorura. Kėshtu, interceptorėt nuk do tė lejonin qė tė goditeshin raketa me rreze tė shkurtėr dhe tė mesme tė lėshuara nga territore afėr Polonisė si ato tė Federatės Ruse, por do tė forconte praninė e NATO-s nė afėrsi tė near abroad tė Moskės, nė njė territor "kalimtar" si ai polak qė ėshtė gjithmonė nė synimet e ekspansionizmit rus drejt Europės Qendrore. Njė eventualitet qė Kremlini pėr momentin ka arritur ta shmangė.

Jo rastėsisht, Medvedev nė Berlin i ka vendosur njė theks tė madh pajtimit ruso - gjerman, "i rėndėsishėm pėr tė ardhmen paqėsore tė Europės siē qe […] pajtimi midis Francės dhe Gjermanisė". Nė fakt, Kremlini duket se synon mbi njė lloj neutralizimi de facto tė Polonisė, pavarėsisht nga pėrkatėsia e saj nė NATO dhe nė kufirin e Gjermanisė (projeksioni gjeopolitik i sė cilės takohet dhe ndeshet me atė rus pikėrisht nė territorin polak, siē ėshtė demonstruar historikisht) si kufi virtual midis sferės sė influencės tė Moskės dhe asaj tė NATO-s, nė pritje qė nė perspektivė kjo e fundit tė zhduket: "Deri mė tani, NATO ka dėshtuar edhe qė t'i japė njė qėllim tė ri ekzistencės sė saj. Po kėrkon qė ta gjejė kėtė qėllim sot duke i globalizuar misionet e saj […] dhe duke pėrfshirė anėtarė tė rinj. Por kjo dukshėm qė nuk ėshtė akoma zgjidhja", ka pohuar Presidenti rus gjithmonė nė Berlin.

Nga ana tjetėr, Polonia dhe vendet e tjera tė asaj qė qe perandoria sovjetike, republikat balltike nė krye, nuk kanė ndėrmend tė sakrifikohen nė altarin e ēfarėdo "uniteti tė hapėsirės sė sigurisė sė pėrbashkėt" tė imagjinuar nga Kremlini, duke ia pasur frikėn njė rikthimi me efekt bumerang tė Ariut rus qė mund ta minojė sovranitetin dhe pavarėsinė e tyre. Pėr kėtė motiv, vendet e "Europės sė re" u kėrkojnė aleatėve tė NATO-s sigurime politike lidhur me garancinė pėr asistencė reciproke tė ndodhur nė Nenin e 5-tė nė prizmin antirus (qė Kremlini do tė donte qė nė fakt tė anullohej ndaj saj) dhe ua kėrkojnė kryesisht Shteteve tė Bashkuara, duke mos u besuar europianėve. Dhėnia Varshavės e modelit tė fundit tė avionėve 48 F-16 me suportin logjistik pėrkatės nuk ėshtė fshirė dhe ėshtė njė sigurim bilateral domethėnės rreth garancisė sė sigurisė amerikane, duke lėvizur nė drejtimin e njė forcimi tė sigurisė kombėtare ruse.

Veē kėsaj, me udhėtimin e fundit tė tetorit tė zėvendėspresidentit Joe Biden nė Poloni, Rumani dhe Republikėn ēeke, Shtetet e Bashkuara kanė dashur t'u theksojnė aleatėve tė Europės Qendro-lindore se nuk do tė pėrdoren si mjet shkėmbimi nė asnjė pazar tė madh me Rusinė, edhe nėse Moska do tė vendoste vėrtet qė tė bashkėpunonte pėr dosjen iraniane. "Jemi tė vendosur qė tė sigurojmė se aleatėt tanė tė NATO-s kanė mbrojtjen pėr tė cilėn kanė nevojė, pasi ėshtė njė detyrimi ynė solemn, sipas Nenit tė 5-tė", ka bėrė tė qartė Biden nė diskutimin e mbajtur nė Bukuresht, "nuk ka anėtarė tė vjetėr dhe tė rinj tė NATO-s, ka vetėm anėtarė. Sipas Nenit tė 5-tė, njė sulm kundėr njėrit ėshtė sulm kundėr tė gjithėve". Biden ka inkurajuar edhe vendet qė qenė tė pėrfshirė nė Traktatin e Varshavės dhe kanė hyrė nė Aleancėn Atlantike pas mbarimit tė Luftės sė Ftohtė pėr tė mbėshtetur betejėn e vendeve tė Europės Lindore qė akoma luftojnė pėr tė "realizuar premtimin e njė demokracie tė fortė" dhe pėr pavarėsinė e plotė nga Moska, duke pėrmendur hapur Moldavinė, Gjeorgjinė, Ukrainėn, Armeninė, Azerbajxhanin dhe Bjellorusinė. Dera e NATO-s pėr kėto vende do tė qėndrojė e hapur, me paqen e mirė tė Kremlinit, ashtu si synimet ruse ndaj Detit tė Zi, qė aq shumė preokupojnė Gjeorgjinė, Ukrainėn, Bullgarinė dhe Rumaninė, do tė mbahen mė tej nėn vėzhgim falė dislokimit tė bazave tė reja detare nė brigjet bullgare dhe rumune.

Pėrgjigjja ruse ka ardhur e menjėhershme. Mė 9 nėntor, nė kolonat e sė pėrditshmes italiane "La Stampa", nė njė editorial me firmė dyshe, ministri i Jashtėm rus Sergei Lavrov gjen sfondin italian tek homologu i tij Franco Frattini, shumė aktiv me Kryeministrin Silvio Berlusconi nė favorizimin e arritjes sė njė pike ekuilibri midis Aleancės Atlantike dhe Kremlinit. Tė vėna menjanė shkeljet e syrit implicite tė Medvedev lidhur me rolin dhe tė ardhmen e NATO-s, kthehet tė flitet pėr "shtėpi tė pėrbashkėt europiane" dhe "rend tė ri botėror"; pėr "rilanim politik tė raportit midis NATO-s dhe Rusisė", tė bazuar mbi "njė partneritet real" dhe qė sidomos tė mbajė parasysh "interesat e sigurisė reciproke"; pėr njė "marrėveshje tė re midis Bashkimit Europian dhe Rusisė" pėr arritjen e njė "partenariteti strategjik jo vetėm ekonomik, por edhe politik", tė prirur ndaj "krijimit tė njė arkitekture tė re tė sigurisė evropiane qė […] mund tė pėrfitojė nga sinergjitė midis institucioneve dhe organizatave tė ndryshme ekzistuese nė hapėsirėn paneuropiane (OSBE, NATO, Bashkim Europian, CSI, OASC)", me njė apel final ndaj "nevojės pėr njė bashkėpunim mė tė madh midis Bashkimit Europian, Shteteve tė Bashkuara dhe Rusisė", ashtu si dhe "parimeve tė ndodhura nė Aktin e Helsinkit (qė i dha jetė nė vitin 1975 Kėshillit tė Sigurimit dhe Bashkėpunimit Europian, mė pas e pagėzuar Organizata pėr Sigurinė dhe Bashkėpunimin Europian, - shėnimi im), nė acquis communitare tė OSBE-sė dhe nė Deklaratėn e Pratica di Mare lidhur me NATO - Russia Council".

Domethėnė, Moska vazhdon kėshtu me tentativėn e saj pėr ta minuar sistemin e sigurisė euroatlantike qė mbėshtetet mbi NATO-n dhe mbi Bashkimin Europian, duke shpresuar qė t'i largojė dy brigjet e Atlantikut pėr t'i pėrzėnė hap pas hapi Shtetet e Bashkuara nga njė zonė me interes jetik pėr sigurinė amerikane. Nė kėtė optikė, NATO-ja mbetet armiku, ndėrsa Bashkimi Europian, pavarėsisht hyrjes nė fuqi tė Traktatit tė Lisbonės dhe emėrimit tė njė Presidenti tė qėndrueshėm dhe tė njė ministreje tė Jashtme qė e forcon aksionin e jashtėm tė Bashkimit, nuk ėshtė konsideruar absolutisht nga Rusia partneri ekskluziv me tė cilėn tė bisedohet nė lėmin e sigurisė euroatlantike, duke preferuar nė vend tė saj OSBE-nė si vendin nė tė cilin tė hollohet diskutimi dhe orientuar nė favorin e saj procesi vendimmarrės, ndoshta duke pėrdorur mbėshtetjen e ndonjė vendi anėtar tė Bashkimit Europian tė gatshėm qė tė pranojė politikėn ruse e faktit tė kryer siē ka ndodhur nė Gjeorgji. Ėshtė edhe nė perspektivėn e njė fuqizimi tė funksioneve tė OSBE-sė nė lėmin e sigurisė nė kurriz tė NATO-s qė Kremlini ka privilegjuar deri mė tani marrėdhėniet bilaterale me vendet e veēanta tė Bashkimit Europian, nė mėnyrė qė t'i shfrytėzojė prirjen pėr tė kėnaqur interesat imediate afatshkurtra, tė lidhura me furnizimet energjetike dhe/ose me mundėsitė e tregtisė dhe tė investimit nė Rusi, mė shumė se interesat e veta strategjike jetike nė njė vizion afatgjatė. Ka qenė po vetė Medvedev nė Berlin ai qė ka folur pėr "interesa kombėtare tė zhveshura nga ēdo motivacion i deformuar ideologjik" si "pikėnisje pėr tė gjitha palėt" nė hartimin e traktatit qė do tė duhet t'i japė jetė arkitekturės sė re tė sigurisė evropiane me frymėzim rus. Rinovimi i marrėveshjes sė bashkėpunimit midis Bashkimit Europian dhe Rusisė, tė cilėn ministri italian Frattini uron qė tė nėnshkruhet brenda semestrit tė parė tė vitit 2010, do tė perceptohej atėherė nga europianėt si akomodim funksional taktik dhe jo si partneritet strategjik me Ariun rus. Gjithmonė nėqoftėse dėshirohet tė mbahet parasysh mėsimi i nxjerrė nga mbi 40 vjet tė Luftės sė Ftohtė.

Pėrgatiti

ARMIN TIRANA

Kthehu | 07.02.2010

Urimet e Myftiut Tėrnava pėr Bajramin e Madh

Lojė e madhe shpėrblyese e gazetės “Bota Sot” nė diasporė

Meta:Serbia vazhdon tė ecė nė rrugė pa krye

Doli nė shitje Kosovarja nė diasporė

Kėto dhe shumė materiale tė tjera mund ti lexoni nė numrin e ditės sė enjte tė gazetės “Bota sot”