E enjte, 9 shtator 2010
Arkivi | Rss feed

Gjenerali i ēarmatosur dhe Misionari i Solanės

Shkruan Teki Dervishi
Tė gjithė habiten pse EULEX-i nuk po e lufton krimin! Sepse ashtu do tė duhej ta luftonte Serbinė. Doganat nuk i kanė djegur shqiptarėt, po serbėt! Kush po i thyen kufijtė e Kosovės, o Monsieur Fejt?

Monsieur Protektoratori (thoshte vetė se ėshtė i preferuari i Solanės me fotografinė e tij “RTK televizive” nė dhomėn e gjumit) Piter Fejti, i postuar nė anė tė KFOR-it, sot pas “deklaratės dje” kundėr parakalimit tė Davidit nė sy tė Goliatit, shkoi njė hapė edhe mė larg, dhe mjaft i nervozuar tha (citoj): “Nuk mund t’i afrohemi Bashkimit Evropian pa luftuar dhe pa zhdukur tė keqen e krimit tė organizuar dhe korrupsionit” (fund citati).

Vuajtja e Feithit

Monsieur Fejti po flet nė shumės “nuk mund t’i afrohemi”, demek edhe ai sė bashku me ne nuk po mund t’i afrohet BE-sė shkaku i korrupsionit. Po, natyrisht, se ai ėshtė punėtor (edhe) i OKB-sė dhe s’dihet a e pranon BE-ja. Por sa di unė, ai nuk ka pse t’i afrohet BE-sė, sepse ėshtė nė BE, madje ėshtė pėrfaqėsuesi i parė i saj nė njė vend afrikan tė territorit tė BE-sė. Unė, “shumėsin” e tij, dua qė, me qėllim tė mirė, ta kuptoj si njė lloj solidariteti tė tij me ne - pretenduesit pėr integrime dhe bashkim-vėllazėrime tė ndryshme. Pra kėrcėnimin e tij nė vetėn e parė shumės, prapė mė qėllim tė mirė, dua tė pėrkthej si qortim, pra jo si kėrcėnim, siē ėshtė nė tė vėrtetė. Por “shumėsin” e tij, prapė me qėllim tė mirė, po e kuptoj se si ai, bashkė me ne, nuk po e lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin, qė nė kėtė mėnyrė tė mos mund tė integrohemi nė BE sė bashku me tė. Tė gjithė habiten pse EULEX-i nuk po e lufton krimin! Sepse ashtu do tė duhej ta luftonte Serbinė. Doganat nuk i kanė djegur shqiptarėt, po serbėt! Kush po i thyen kufijtė e Kosovės, o Monsieur Fejt? Prapė po e them me qėllim tė mirė, Fejti nė mėnyrė qėllimkeqe e adreson krimin e organizuar si leje e pikėrisht atyre qė nuk e kanė nė dorė armatėn as policinė, e tė cilat ai i ka nė dorė bashkė me Lamberton e pėrgjumur dhe me ndonjė gjeneral gjerman qė nuk ka qenė i lindur nė kohėn e Hitlerit.

Davidėt “multietnikė”

Qe dhjetė vjet, pelegrinėt misionarė humanitarė tė armatosur deri nė dhėmbė, s’po mund t’ia dalin krye me ata qė i djegin doganat dhe organizojnė krim fetar, ekonomik dhe politik, por fajin e kanė kėta Davidėt “multietnikė” tė armatosur me pistoleta uji, qė nuk po e ndalin krimin, kėshtu duke e penguar Kosovėn dhe Fejtin tė integrohemi nė Evropė. Qysh ndalet krimi pa armė? Mbase me “gjyqėsinė” e UNMIK-Kosovo-EULEX-it?

Pas deklaratės sė Monsieur Protektoratorit pėr “gjestin” e FSK-sė, ja deklarata e tij e dytė, e menjėhershme, tė cilėn e citova nė paragrafin mė lartė tė kėtij shkrimi, qortimin kėrcėnues pėr ne qė nuk po e luftojmė krimin e organizuar. Nė luftė kundėr “gjestit” tė FSK-sė dhe korrupsionit tė Qeverisė, Protektoratorit i priu “opozita” dhe shpura e shoqėrisė “civile” e postuar nė tė (nė opozitė) si dhe llava e tablloidit medial e angazhuar pėr prodhimtari fabrikate spekulimesh politike, gjithnjė nė interes dhe nė shėrbim tė “ēlirimtarėve” ndėrkombėtarė, dhe gjithnjė kundėr Kosovės sė “kriminalizuar”. Kjo shpurė mercenare e ka ngulfatur pėrfundimisht mundėsinė minimale tė qartėsimit legal dhe ligjor tė relacionit tė Kosovės me ndėrkombėtarėt. Kush ka kompetenca dhe fuqi reale ta luftojė krimin politik dhe ekonomik nė Kosovė, dhe obligim i kujt ėshtė ky? Pėr gjendjen e krizės depresive nė Kosovė, sipas protektoratorėve dhe gazetarėve tashmė kosovarė, nuk janė pushtetmbajtėsit funksionalė tė OKB-BE-sė, por qenkan tė varurit e tyre nė pushtetin pa pushtet ekzekutiv, pa polici, pa armatė, pa diplomaci. Po, kjo propagandė anti Kosovės do tė pinte ujė sikur Kosova tė ishte e pavarur dhe sovrane, atėherė Qeveria do tė ishte pėrgjegjėse edhe pėr krimin politik dhe ekonomik qė e organizon sot “ligji” 1244 nė Kosovė, dhe nė shėrbim tė tė cilit punojnė misionarėt pelegrinė. Po sikur pushteti i Kosovės tė lejohej ta kontrollonte tėrė territorin e vendit, e sidomos atė nė Veri ku krimi i organizuar bėhet nė bashkėpunim me Galluēėt e UN-sė, atėherė pėrgjegjėsia do t’u binte nė kurriz vendorėve. Duhet tė fshihet fakti i kolonizimit tė Kosovės nga Serbia dhe kjo tė mbulohet me “faktin” se paska ministra tė korruptuar (!!!). Qė ka, shkarkohen! Por kur tė shkarkohen kėta “tė korruptuar” a do tė ēlirohet Kosova nga kolonizimi i Serbisė? Ėshtė interesante se si vetėm e vetėm pushtetet (tė gjitha vendore) qenkan tė korruptuara, kurse pushteti real i okupatorit nr. 1244, qenka fare inoēent, i pafajshėm, qenka njė naiv i armatosur deri nė dhėmbė dhe i logjistikuar me 37 polici tė tij sekrete antishqiptare.

A ėshtė KFOR-i mision i UNMIK-ut apo i NATO-s?

“Relacionet” (marrėdhėniet politike tė vendorėve me ndėrkombėtarėt) u bėnė tė “paqarta” menjėherė pas 15 qershorit 2008. Tash “nuk dihet” kush ėshtė pushtet real nė Kosovė qė po e lejon krimin e organizuar dhe kolonizimin e Kosovės nga Serbia. Pėrmbi aktet zyrtare, media shqipfolėse e UNMIK-ut ende po na stėrvit tė kapėrcejmė “nė sfera tė tjera” (tė simbolikės politike, hermetikisht metaforike dhe e cila prodhon paqartėsi) duke rezonuar me hamendje dhe me “analiza” aparatēikėsh, pėr tė cilėt NATO-ja ėshtė mė e rėndėsishme pėr Kosovėn sesa vetė Kosova! Enveri thoshte se kur tė zhduket populli shqiptar, mbetet vepra e Partisė sė Punės! Kur tė na zhdukin fare do tė mbetet vepra e lavdishme e UNMIK-ut nė Kosovė, tė cilėn do ta kremtojnė serbėt e paarmatosur nė FSK. Tetė vjet UNMIK-u i ndėrtoi relacionet me vendorėt “kosovarė”, por kur skaduan kėto “relacione”, duke u vendosur njė realitet i ri (Pavarėsia) me akte “ligjore” (nė Pakon e Ahtisarit tė vulosur nė Parlament, Kushtetuta), protektoratorėt vazhduan “tė mos i kenė” tė qarta relacionet e vendorėve me misionet e UNMIK-ut (ICO-nė EULEX-in, KFOR-in, etj). A ėshtė KFOR-i mision i UNMIK-ut apo i NATO-s? Kėtė mos pritni t’jua tregojnė elitarėt e pėrhirtė tė Brukselit, qė me rastin e “konfliktit” NATO-FSK (!!!) e pėrmendnin NATO-n, e jo KFOR-in. Si duket, Kushtetutėn me paragrafė diskurzivė, publicistika prounmikistaneze, dhe opozita politike, Kushtetutėn e Kosovės e lexojnė si libėr pėr deshifrimin e ėndrrave, si libėr simbolesh qė “deshifrojnė” lloj-lloj kuptimesh kontradiktore pėr njėsovranitetin ose dysovranitetin e Kosovės, pėr shembull si do tė pėrfaqėsohet nė Bėrdo tė Sllovenisė, nė krye me Zanjerin. Jaap de Hoop Scheffer-i, kur ishte shef i NATO-s, deklaronte se nuk i kishte tė qarta relacionet ndėrkombėtare me vendorėt nė Kosovė, lėre ne po i paskėshim tė qarta! Po ka (ndėr ne) qė i kanė tė qarta. Sidomos ata qė thonė se KFOR-i ėshtė NATO! Kėta e kanė tė qartė punėn, mė shumė sesa e ka tė qartė vetė Scheffer-i.

“Politikė mesjetare”

Vėrtet, qė nga 15 qershori 2008, juridikisht ēdo gjė ėshtė e qartė, pėrveē kur kjo qartėsi futet nė mikserin e mediave (mediokritike) nė shėrbim tė koniunkturave spiunazhiste tė lloj-lloj mafiozėve ndėrkombėtarė. Kėshtu “realizmi politik” shndėrrohet nė letėrsi abstrakte prejudikimesh mesjetare: jo kėshtu ėshtė, jo kėshtu nuk ėshtė! “Politikė mesjetare”, sepse nė mesjetė, si sot nė Kosovė, politikėn e bėnin shtrigat dhe priftėrinjtė, sot e bėjnė spiunėt ndėrkombėtarė, tė cilėt gjejnė argumente qė pėr kėtė situatė, bashkė me opozitėn, ta fajėsojnė qeverinė “e korruptuar”. Pra kėshtu i thonė botės: shqiptarėt nuk dinė dhe nuk mund tė bėjnė shtet! Gati e kanė bindur edhe popullin se jo serbėt dhe ndėrkombėtarėt, por shqiptarėt janė tė korruptuar! Dhe qė ne tė frikohemi prej KFOR-it, priftėrinjtė vazhdojnė tė na bindin se KFOR-i ėshtė NATO, kurse shtrigat pelegrinė insistojnė se KFOR-i nuk ėshtė NATO. Pse mistifikojnė kur vetė KFOR-i tregon pėr vete se ēka ėshtė puna e tij (paqe-ruajtėse, e jo “liri-ruajtėse”). KFOR-i e ruan “paqen” “situatėn stabile” permanente, e jo pavarėsinė e Kosovės, sepse pavarėsinė as nuk e njeh, as nuk e sheh! Por Monsieur Fejti, edhe pa e njohur shtetin e Kosovės, do tė na integrojnė nė BE, por me njė kusht qė ne tė paarmatosurit ta ndalojmė krimin e organizuar politik dhe ekonomik nė Kosovės, ku sundon KFOR-i dhe serbė tė ndryshėm tė Zanierit, por shqiptarėt qenkan tė korruptuar dhe organizatorė tė krimit. Njėsoj siē thoshte dikur Milosheviqi.

KFOR-i thotė se UNMIK-u ėshtė Bibla e tij, kurse ende gjen ish-shqiptarė mė tė menēur se KFOR-i, qė i thonė KFOR-it, jo nuk ėshtė Bibla e juaj UNMIK-u, po Bibla juaj ėshtė NATO-ja, sepse mercenarėt qė 10 vjet i ka mėsuar UNMIK-u qė kėta t’i dinė punėt mė mirė sesa qė i di vetė KFOR-i pėr vetėn e tij. Ēka po ndodh sot brenda nė NATO (jashtė kontekstit politik tė Kosovės) ti gjen qindra shkrime nė internet, por Monsieur Protektoratori, mendon se, hajt, shqiptarėt nuk mund t’i kenė tė qarta (tė paleverdishme, tė padobishme) “paqartėsitė” e marrėdhėnieve konfidenciale bibolare, qe s’dua tė them - nė cilat hemisfera. Buajt po shtyhen ndėr vete, po shtrydhėt Kosova si bretkosė midis tyre. Kėta zotėrinj publicistė, tė devotshmit e monsieureve tė Brukselit, dhe kėta gjeneralė ish-shqiptarė turpėsisht tė ēarmatosur nga KFOR-i, dhe tė gjithė ish-luftėtarė pėr demokratizimin e Serbisė, janė ata qė sot sillen nė qark pushtetesh rrotative dhe opozitash kuslinge nė ringishpillin e vėrdallėshėm tė posteve politike, janė pushtetarė (tash nė opozitė) dhe administratorė nė raunde turnesh mandatore nė njė vend pa shtet. Kishte dhe ka shumė pushtete nė Kosovė, por shteti nuk ėshtė askund, nuk po e pranon KFOR-i. A nuk ėshtė kjo e qartė?

Enklavat

U tmerrua ky KFOR-Goliati nga njė revole plastike e Davidit tė vogėl qė ta spėrkatė fytyrėn me ujė. Kur gjeneralėt ish-shqiptarė (tash kosovarė) qė dikur i ēarmatosi KFOR-i, e panė ēka bėri sot Davidi i vogėl, bėrtitėn: ēka bėjmė ne pa KFOR-in? Kush na ēarmatos ne kur tė largohet KFOR-i!? Ēka bėjmė ne pa Serbinė, tė cilėn KFOR-i po e mbron nga “terroristėt” shqiptarė dhe kėshtu po e garanton paqen dhe “stabilitetin” nė Kosovė? A e dini ju qė pa KFOR-in, terroristėt shqiptarė do ta ndalonin “qarkullimin e lirė” tė krimit tė organizuar pėrtej Urės sė Ibrit, lumi i tė cilės urė rrjedhė nė Serbi, e krimi rrjedhė kėndej poshtė nga Prishtina deri nė Kamenicė, kah sheh targa “legale” maunash me “PR” e jo me “KS”. E pasandaj Fejti na thotė, stop pėr Evropė, ndaleni krimin e organizuar, qė doni nė Evropė! Por ai nuk e mbiemėron “organizatoren”, atė vetėm e aludon, por fare gabimisht dhe me qėllim shumė tė keq politik. Sipas monsieur protektoratorėve, shqiptarėt po e bėkan kolonizimin e Kosovės, e jo UNMIK-u me serbė tė ndryshėm tė Tadiqit dhe me tė gjitha enklavat e popave tė devotshėm - besimtarė tė Krishtit, deri te Car Llazari. Krimi i organizuar ndodh para hundėve tė forcave tė armatosura ndėrkombėtare, para policisė sė EULEX-it. Madje dhe para hundėve tė forcave multietnike (tė FSK-sė) sė paarmatosur, ose tė armatosur lehtė sipas Ahtisarit, me pistoleta uji. Hajt me folklor, pak: kujt ia turbullon ujin ky David qengji FSK!?

Muluni!!!

Mule, kėrkoni falje! Derisa i kėrkoni falje UNMIK-ut, i keni kėrkuar falje tė gjitha misioneve nėn komandėn e tij, prej ICO-sė e deri te EULEX-it, qė do tė thotė, automatikisht edhe KFOR-it. Ej bre, qysh kundėr NATO-s?! Tė gjithė atyre qė nuk e njohin Pavarėsinė e Kosovės, tė gjithėve duhet t’u kėrkojmė falje, dhe t’i falėnderojmė qė nuk po e pranojnė Pavarėsinė e Kosovės. Ēka na duhet neve pavarėsia kur e kemi NATO-n? Tregoni se qe njė shekull shqiptarėt kanė luftuar pėr paqe, e jo pėr liri! Por, kush merr vesh! Pėrkundrazi, ne s’po lėmė gjė tė keqe pa bėrė kundėr NATO-s, pėr inat tė NATO-s po i kremtojmė heronjtė kombėtarė, dhe nuk po na pritet derisa tė vdesin “heronjtė kosovarė” qė t’i kremtojmė duke lėshuar nė qiell pėllumba tė bardhė tė paqes. Ne po i kremtojmė heronjtė kombėtarė, ndaj serbėt nuk po i merr gjumi prej frikės. Gjynah! Qė do tė thotė - po i frikojmė serbėt me Adem Jasharin e vrarė nga serbėt, se mė i rrezikshėm ėshtė Adem Jashari i vdekur, sesa popat e gjallė nė Graēanicė nė krye me Tadiēin demokrat dhe me armatėn e tij “paqėsore” tė shtetit terrorist tė Serbisė, me tė cilin KFOR-i mban marrėdhėnie “bilaterale”, derisa nuk e pranon shtetin e Kosovės! Ne jemi betuar se do ta vazhdojmė “diskriminimin pozitiv” tė pakicave, si nė kohėn e Titos, derisa pakicat organizojnė nė Veri krimin shtetėror ekonomik tė Serbisė, tė cilin Protektoratori po ia ngarkon klasės politike shqiptare, e cila nė vend se ta luftojė krimin serb, po e armatos FSK-nė me pistoleta uji!

Ēka bėjmė ne pa ata qė nuk e pranojnė Pavarėsinė e Kosovės? Kur tė ēlirohet Kosova, kush do t’i mbrojė ata qė kanė bashkėpunuar me UNMIK-un, qė do tė tė thotė me Serbinė? Neve s’po na “ēlirojnė” sebepi qė, me i marrė ne punėt nė dorė, menjėherė kėrcet lufta qytetare midis puro-shqiptarėve dhe kosovarėve ish-shqiptarė!

Paqėsorėt dhe “terroristėt” kosovarė

Nėse mė nė fund, nėse fillojmė ta luftojmė krimin dhe korrupsionin, edhe pa na e pranuar sovranitetin e Kosovės, do tė na integrojnė nė Evropė, sipas Monsieur Fejtit. Ky ėshtė edhe qėllimi i tyre, tė na integrojnė nė Evropė, por jo si shtet, as si komb, por si njė grumbull pa identitet as kulturor as historik. Sepse ata tashmė me akte zyrtare (Ahtisari) kanė vendosur qė Kosova ėshtė djep i kulturės dhe historisė serbe. Ata janė kėtu ta mbrojnė atė kulturė dhe atė histori nga se e rrezikojnė ata qė Milosheviqi i quante terroristė shqiptarė. Nė Kosovė, sipas tyre, ekzistojnė dy specie nacionale: 1. paqėsorėt kosovarė dhe 2. “terroristėt” shqiptarė!

Kthehu | 10.03.2010

Lojė e madhe shpėrblyese e gazetės “Bota Sot” nė diasporė

Meta: Diplomacia shqiptare po intensifikon pėrpjekjet pėr njohjen e Kosovės

Doli nė shitje Kosovarja nė diasporė

Kėto dhe shumė materiale tė tjera mund ti lexoni nė numrin e ditės sė premte tė gazetės “Bota sot”