Synimi ynë është bashkimi i trojeve etnike shqiptare

Diaspora

Synimi ynë është bashkimi i trojeve etnike shqiptare

Më: 23 shtator 2012 Në ora: 18:35

Data e 22 shtatorit 2012, në memorien e mërgatës shqiptare të Belgjikës do të mbahet mend edhe për 100 vite. Sot u festua 100 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar në Bruksel. E veçanta e këtij evenimenti është se organizimin e bënë në mënyrë të shkëlqyeshme, autoritetet e komunës Schaerbeek të Brukselit, nën udhëheqjen e z. Bernard Clerfayt kryetar i komunës. Ky i fundit njëkohësisht është edhe nënkryetar i partisë frankofone belge FDF dhe deputet në parlamentin belg. Prezenca e Princeshës Lea në këtë Akademi solemne ishte nder dhe respekt i veçantë për shqiptarët në përgjithësi dhe mërgatën tonë në veçanti. Kryetari Clerfayt u kishte dërguar ftesa shumë politikanëve shqiptarë nga gjitha trojet etnike dhe fatmirësisht kësaj ftese pozitivisht iu përgjigjen Isa Mustafa kryetar i LDK dhe i Prishtinës, Murat Jashari erdhi dhe përfaqësoi familjen e komandantit legjendar Adem Jashari, Sadulla Duraku kryetar i komunës Likovës (rrethi i Kumanovës), Avni Dervishi këshilltar i zv.kryeministrit Pacolli. Aty ishin edhe Ilir Tepelena, ambasadori i Shqipërisë dhe Ilir Dugolli ambasadori i Kosovës në Belgjikë.
Manifestimi filloi në ora 15.00 në praninë e mbi 1000 vetave, te busti i Skënderbeut në Skarbek të Brukselit, nikoqiri Bernard Clerfayt tha "se kam nderin edhe kënaqësinë që sot gjendemi para bustit të heroit tuaj kombëtar Skënderbeut.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat