Të gjithë shqiptarët të votojnë për presidentin Obama

Diaspora

Të gjithë shqiptarët të votojnë për presidentin Obama

Më: 25 shtator 2012 Në ora: 18:36

Nju Jork Siti: Për herë të parë, gjatë një fushate elektorale për zgjedhjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, aktivistët shqiptarë mbajnë një konferencë shtypi, në zyrën qendrore të kandidati për President. Të premten pasdite, në Nju Jork, aty ku është vendosur dhe stafi i shtabit elektoral të Presidentit Barack Obama, organizuar nga një grup i udhëheqësve politik shqiptarë, ata bënë thirrje për rizgjedhjen e Presidentit Barak Obama dhe Zëvendëspresidenti Joe Biden.
Këtë konferencë shtypi, në praninë e Zërit të Amerikës(VOA), gazetës Bota Sot, RTV21, gazetës shqiptaro amerikane Illyria, agjencisë së lajmeve INA,dhe Televizionin e Shqiptarëve të Amerikës – ALBTVUSA, e inicioi zoti Ilir Zherka, i cili shërbeu gjithashtu si Drejtor Kombëtar për marrëdhëniet etnike për gjatë fushatës ri-zgjedhore në vitin 1996, të "ticketes" Clinton-Gore dhe më pas në të njëjtën detyrë për marrëdhëniet etnike për gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2008, të "ticketes" Obama-Biden.
Liderëve shqiptarë amerikanë, grupit të politikanëve më të suksesshëm shqiptarë në SHBA, zoti Mark Gjonaj, kandidati demokrat për Asamblenë e Nju Jorkut, zoti Ilir Zherka, anëtar, Komiteti Kombëtar Demokratik, Ken Biberaj, kandidati, për në Këshillin e Bashkisë së Qytetit të NY, iu bashkëngjitën dhe profesor Sami Repishti, aktorët James Biberi, dhe Luan Bexheti, të cilët bënë thirrje për të mbështetur edhe nga shqiptarët e Amerikës rizgjedhjen e Presidentit Barak Obama dhe Zëvendëspresidenti Joe Biden.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat