Ardhmëria e kombit varet prej rinisë - Bota Sot
Ardhmëria e kombit varet prej rinisë

Diaspora

E martë, 26 korrik 2016

Ardhmëria e kombit varet prej rinisë

Më: 28 shtator 2012 Në ora: 18:10

Kirchheim-Teck-Ötlingen, më datën 22.09.2012 në qytezën Kirchheim-Teck, Ötlingen komuniteti shqiptarë pati festë sepse atë ditë Shoqata Kulturore Shqiptare“KADRI ZEKA“ me qendër në Nürtingen, kremtoi 20-vjetorin e themelimit të saj . Manifestimi u mbajt në sallën Eduard-Mörike – Halle. Në kremtimin e kësaj feste të madhe. Në këtë mbrëmje morën pjesë qindra bashkatdhetarë tanë. Mërgimtarët e këtij lokaliteti me rrethinë atë ditë ishin të gëzuar dhe kishin arsye të gëzohen sepse SHKSH-re “Kadri Zeka“, falë punës së kryesisë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj arriti në piedestalin më të lartë; si në ruajtjen e Gjuhës, kulturës, Historisë, traditës, pastaj ajo rëndësi të madhe i kushtoi ndihmës së atdheut dhe internacionalizimit të çështjes sonë kombëtare. Shoqata, ishte qendër apo themi një çerdhe e ngrohtë ku takoheshin mërgimtarët tanë, shkëmbenin mendime dhe bisedonin për gjendjen e vështirë ne të cilën kalonte populli shqiptarë , nën diktaturën fashiste serbe. Pra thënë shkurtë kjo shoqatë kreu me mjaftë sukses amanetin e martirit të kombit z. Kadri Zeka.

Manifestimi u hap me këndimin e himnit kombëtar

Moderatorët Valesa Asllani dhe Saranda Elezaj, nxënëse të shkollës shqipe“Migjeni“ në Stuttgart, edhe pse për nga mosha dhe përvoja ishin të reja, ato shkëlqyen para publikut, sikur të kishin një përvojë të gjatë në këtë lami.
Në fillim Valesa Asllani i ftoi të pranishmit që ti nderojnë me një minutë heshtje të gjithë martirët e lirisë, të cilët flijuan jetën për çlirimin e Kosovës.
Pas kësaj përshëndetje, moderatorja Valesa Asllani, ftoi grupin vallëzues“të shkollës shqipe “MIGJENI“ të prezantohet me një valle shqiptare nga trevat tona shqiptare.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i SHKSH-së, z. Taxhidin Bakiu, përshëndeti të pranishmit si dhe familjet e heronjve dhe dëshmorëve të kombit.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test