Reportazh nga hapja e Zyrës së aplikimit të Pasaportës Biometrike Shqiptare

Diaspora

Reportazh nga hapja e Zyrës së aplikimit të Pasaportës Biometrike Shqiptare

Më: 29 shtator 2012 Në ora: 18:46

Për gazetën “Bota Sot”, presidenti Bujar Nishani, tha:"Për mua ishte një kënaqësi e veçantë, që gjatë qëndrimit tim në SHBA, në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork , që të koincidonte edhe hapja e kësaj Zyre të aplikimit të pasaportave biometrike”.

Nju Jork Siti: Presidenti i Republikës, së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, - zoti. Bujari Nishani, i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, zoti Dritan Mishto, Zëvendësministri i Brendshëm, zoti Ferdinand Poni, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve, zoti Michael Granoff dhe Drejtori i Kompanisë “Aleat”, zoti Jean-Alain Jouan (Zhan Alën Zhuan), mori pjesë të enjten pasdite në përurimin e zyrës së aplikimit të pasaportave biometrike në Nju Jork .
Në hyrje të Konsullatës, Kryetarin e Shtetit, kishin dalë për ta pritur një grup emigrantësh shqiptarë, veprimtar të dalluar të komunitetit, dhe të rinjtë e organizatës Rrënjët Shqiptare, të cilët e uruan Presidentin e Shqipërisë zotin Bujar Nishani për suksesin e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ngrohtësinë e treguar gjatë kësaj vizite të parë në SHBA, ndaj bashkësisë shqiptare.
Të rinjtë e organizatës Rrënjët Shqiptare, i dhuruan Presidentit Nishani një hartë të Shqipërisë etnike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat