Shkolla shqipe mesazh i ardhmërisë - Bota Sot
Shkolla shqipe mesazh i ardhmërisë

Diaspora

E premte, 29 korrik 2016

Shkolla shqipe mesazh i ardhmërisë

Nga: Miradije Gashi Më: 30 shtator 2012 Në ora: 19:05

Asgjë më shumë s’ka mbetur në këtë kohë se sa shkolla shqipe që jep forcë e dashuri për atdhe. Një ndjenjë e larte krenarie po mbushë zemrat e arsimtareve me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor dhe pa asnjë dyshim mbi supet e tyre rëndon përgjegjësi shumë e lartë për nxënësit jashtë mëmëdheut. Ata mësues që u shkrinë dje për atdheun e tyre, po ata vazhdojnë edhe sot të sakrifikojnë për mërgatën e rininë shqiptare. Mësuesit janë ata, të cilët luajnë rol të pazëvendësueshëm kundër asimilimit të një nacionaliteti apo të një komuniteti jashtë vendit. Pse historia jonë ka qenë për mësuesit gjithherë më e vuajtur se për kë do tjetër? Sepse dhimbja e mësuesit për nxënësit është si dhimbja e prindërit për fëmijët! Cilat ndjesi atdhetare nxisin shpirtin e mësuesit për t’u angazhuar rreth gjuhës e historisë se kombit? Janë katrahurat që kaloi populli shqiptar e në veçanti pjesa atdhetare e tij, ne ketë rast Kosova ishte gjithmonë në shënjestër të shovinizmit serb! Cilat ndjesi kombëtare e nxisin shpirtin e mësuesit rreth historisë nacionale? Janë periudhat që te ngjallin Skënderbetë, Miç Sokolët e Adem Jasharët. Është një gjë fisnike dëshira e brezave të rinj për ta njohur dhe mësuar jetën e heronjve dhe vendin që ata zënë ne histori. Le të kujtojmë idenë e sakrifikimit për Kosovën, rënia legjendare e Adem Jasharit, i cili me vetëmohim bëri pohimin më të lartë të historisë së atdheut, duke e shkëputur robërinë nga prangat shekullore. Forca e qëndresës sonë s‘ka pushtues që se ka mposhtur! Ne madhështinë e idealit për liri, shkollat përherë qëndrojnë të pandashme në ngritjen e vetëdijes për ta mbajtur në kujtesë historinë e njerëzve krenarë e trima që s’e përfillen vdekjen sa herë që u përplasën me dallgë e furtuna të armiqve. Ne i mposhtem me gatishmërinë e të rinjve të studentëve tanë, të mësuesve dhe të profesorëve tanë, të punonjësve, të motrave e vëllezërve tanë të shpërndarë nëpër botë, dëshmuam se jemi të vendosur të gjithë si një, ta bëjmë shtetin tonë siç duam Ne. Ne këtë vit festojmë 100 vjetorin e themelimit te pavarësisë se shtetit ditëlindjen e Legjendarit, Ditën e Flamurit, manifestimin më të veçantë të Atdheut. Do të hapen dyert krah më krah për shqiptarët anembanë globit. Ne këtë njëqindvjetor, do ngremë dolli për ditën e madhe, kënga nuk do të pushoj deri në agim. Trimëria e patriotëve tanë na bën që te përulemi me respekt të thellë para sakrificave të panumërta të të gjithë atdhetarëve të penës e të pushkës, te cilët më përkushtim dhanë për shtetin e pavarur.
Nëntori i këtij viti është shtytje e motiv për mësuesit, prindërit dhe nxënësit shqiptar, është mesazh për ta vijuar mësimin plotësues të gjuhës shqipe kudo ne mërgatën shqiptare. Dashuria jonë për atdheun, kulturën, artin, muzikën, sportin, vallen e traditës, do të shfaqen ne të gjitha shkollat shqipe jashtë vendit. Po hapen shpresat e reja të trojeve etnike rrezja e dritës më në fund filloj të shndris atdheun tonë e ndërgjegjen kombëtare. GËZUAR.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test