Dr. Liri Berisha u nderua me çmimin prestigjioz “FEBA 2012”

Diaspora

Dr. Liri Berisha u nderua me çmimin prestigjioz “FEBA 2012”

Më: 30 shtator 2012 Në ora: 19:06

Nju Jork Siti: Të martën me 25 shtator 2012, Federata e Shoqatave Ballkanike Amerikane (FEBA), së bashku me partnerin e saj të organizatës Ballkanasit dhe Ballkana Amerikan - Këshillin për Marrëdhënie me Publikun, mbajti takimin vjetore të tyre: "Konferenca ; Harta e Leadershipit Ballkanik".
Tema e këtij viti e kësaj konference prestigjoze ku marrin pjesë për çdo vit udhëheqësit më të lartë nga Ballkani, ishte "Gratë në Formësimin e Shoqërisë".
Në ndërkohë, si çdo vjet një nderim me çmimin FEBA, iu dha disa udhëheqësve më të dalluar nga Ballkani për kontributin e tyre të rëndësishëm, në politikë , çështjet sociale dhe fushat profesionale në shoqërinë në përgjithësi.
Mbrëmje solemne FEBA 2012, e cila u ndoq nga një numër i madh i gazetarëve të akredituar në OKB, atyre të ardhur nga Ballkani dhe shtypit shqiptarë në SHBA, filloi me një pritje në formë kokteji, ku liderë dhe përfaqësues të qeverive nga Ballkani, rajoni dhe bota, të cilët ndodhen në Nju Jork, në pjesëmarrjen e tyre në Sesionin e 67-të të Punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkëmbyen mendimet dhe përvojat e tyre në lidhje me sukseset e tyre, për të kontribuar edhe në lidhjet më të mira fqinjësore, mes tyre.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat