Diaspora boshnjake: Serbia më nuk banon në Kosovë!

Diaspora

Diaspora boshnjake: Serbia më nuk banon në Kosovë!

Më: 30 shtator 2012 Në ora: 19:59

Kryetari i Kongresit Botëror të Diasporës Boshnjake nga Kosova, Esad Shabotiq theksoi se “Serbia më nuk banon në Kosovë, pasi që moti e ka humbur të drejtën mbi të dhe gjithnjë derisa të mos e pranojë Kosovën shtet ajo nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Shabotiq e tha këtë në Kongresin II të këtij kongresi që sot u mbajt në Luksemburg, duke shtuar se aty tashti ekziston Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës.

Sipas fjalëve të tij, megjithë faktin që në Kosovë refuzohet çfarëdo ndarje, shkëmbimi i territoreve megjithatë do të ndodhë dikur.

“Kjo do të ndodhë thjesht për arsye se Republika e Kosovës nuk do të lejojë që një pjesë e popullit të saj të mbetet në mëshirë të Serbisë së tashme (jo)demokratike. Shkëmbi më real do të ishte që Presheva t’iu lihet serbëve në këmbim të Zubin Potokut, derisa shkëmbimi Presheva shqiptarëve, kurse Mitrovica serbëve kurrsesi nuk bën të pranohet nga ana e Kosovës”.

Duke thënë se Kosova është duke shkuar në drejtimin e mirë sa i përket padrejtësisë historike që i është bërë popullit shqiptar, ajo padrejtësi gradualisht por me siguri po përmirësohet, kështu që mund të presim formimin e një shteti me ndikim të shqiptarëve, të ashtuquajtur “Shtetet e Bashkuara Shqiptare, me çka përfundimisht do të përmirësohej padrejtësia historike ndaj këtij populli.

Për këtë shtet të bashkuar që, sipas tij do të bëhet realitet, duhet lëvizur proteza të kujdesshëm dhe nga bashkësia ndërkombëtare të kërkohet drita e gjelbër për të drejtën e bashkimit me pjesët e popullit të vet.

Sipas komunikatës nga ky kongres, boshnjakët e Kosovës në diasporë miratuan edhe një deklaratë, ku pos tjerash thuhet se ata padyshim theksojnë përkushtimin e tyre për parimin e sundimit të së drejtës, parimeve të tolerancës, respektimit të të drejtave të njeriut e demokracisë. Në këtë deklaratë është paraqitur edhe kërkesa që boshnjakëve të Kosovës t’iu lejohet formimi i komunës së Vitomiricës, që do të përfshinte Vitomiricën, Dobrushën dhe disa fshatra përreth ku boshnjakët para luftës së fundit kanë qenë shumicë, ose shumicë relative.

Krejtësisht në fund, boshnjakët nga Kosova në diasporë i dërguan thirrje popullit shqiptar-kosovar që Kosovën ta bëjnë të hapur dhe demokratike për të gjithë, pra edhe për boshnjakët, si dhe të përtërijnë marrëdhëniet e hapura dhe miqësore, me ftesë qeverisë, partive politike, bashkësive fetare, mediumeve dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë që të pranojnë këtë deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat