Ti japim fund politikës antikombëtare - Bota Sot
Ti japim fund politikës antikombëtare

Diaspora

E premte, 26 gusht 2016

Ti japim fund politikës antikombëtare

Më: 1 tetor 2012 Në ora: 18:46

Qeveritë të cilat katapultohen me vota të vjedhura dhe të manipuluara në pushtet, ato edhe po mbijetojnë me korrupsion e nepotizëm dhe bashkëjetojnë me krimin.

Prijësit e tillë, bashkë me mbështetësit e sojit të vet, për pak kohë mundën të zaptonin çdo gjë ku ata arritën të vendosnin sundimin e tyre "demokratik", duke kufizuar kështu lirinë e veprimit sipas vullnetit personal mbi shqiptarët e mpirë me opium demagogjik të vënë në përgjumjen e cila vazhdon, për tu bërë ata vet prijës të "pa zëvendësueshëm" para popullit të cilit i takojnë dhe zgjatur pushtetin e tyre deri në pafundësi.

Qeveritë të cilat katapultohen me vota të vjedhura dhe të manipuluara në pushtet, ato edhe mbijetojnë me korrupsion e nepotizëm dhe bashkëjetojnë me krimin, në dosjet e të cilave flenë "drejtësia e shantazhuar” politike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Madje, për më tepër derisa drejtësia në Shqipëri zbardh ndonjë rast aty këtu, ku nuk preken drejtpërsëdrejti interesat e të fortëve të vendit, e ashtuquajtura "drejtësi" në Kosovë, as pas 12-13, vitesh, nuk arriti të zbardhë kurrë ndonjë krim me peshë, nga të shumtat e ndodhura ndër vite.

"Drejtësia" dhe ligji nuk vepron me kohë dhe as si duhet, në Shqipëri as Kosovë edhe kur nga qeveritarët hileqar shesin pjesë të vendit si deti në Shqipërinë e Jugut apo kur duan t’ua falin Serbisë veriun e Kosovës, duke ua zhdukur kështu shqiptarëve edhe atë pakë shpresë të mbetur për një jetë më të sigurt dhe ardhmëri më të mirë në atdheun e tyre ende të adhuruar me zemër nga populli duarthatë.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test