Joseph DioGuardi – misionar i shqiptarisë

Diaspora

Joseph DioGuardi – misionar i shqiptarisë

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 19:15

Do të duhej afër një shekull nga ardhja e shqiptarit të parë në Amerikë më 1886, që shqiptarët e Amerikës të kishin zërin e tyre në Kongresin Amerikan. Dhe pikërisht, në nëntor 1984 shqiptaro -amerikani Joseph DioGuardi , anëtar i Partisë Republikane u zgjodh anëtar i Kongresit Amerikan në një distrikt të shtetit të Nju Jork që përfaqësohej nga demokratët për 50 vjet rresht
Emri i DioGuardit në Amerikë ka një përqasje për nga veprimtaria atdhetare në ndihmë të çështjes kombëtare shqiptare me Abdyl Frashërin. Nuk mund të lësh pa përmendur veprimtarinë e tij çerekshekullore për ardhmërinë e Kosovës dhe fatin e kombit shqiptar në mijëvjeçarin e ri.
Joseph DioGuardi ka lindur në Bronks të Nju Jorkut me baba shqiptar dhe nënë italiane. Babai i tij erdhi në Amerikë nga një fshat arbëresh i Italisë, Greci, i banuar me shqiptarë të shpërngulur nga Shqipëria me 1461 si ushtarë të Skënderbeut ku dhe vetë Skënderbeu qëndroi gjatë udhëtimeve të tij në ndihmë të Mbretërisë së Napolit për të luftuar francezët. Është një shqiptar me mision. Një misionar i vërtetë i shqiptarisë në Amerikë. Për më shumë se 25 vjet ai jeton midis trevave shqiptare në Ballkan dhe Amerikës. Ku nuk ka shtegtuar DioGuardi në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare : në Beograd, Stamboll, Australi, Londër,Paris, Luksemburg, Vjenë, Prishtinë,Ulqin, Bajram Curri, Tiranë, Tetovë,Torontoe gjetkë. Çudi, kjo ndodh pas më shumë se një shekull kur Abdyl Frashërit s’i zinte këmba dhe’ për Shqipërinë në verën e 1878-ës duke trokitur dyerve të kancelarive Europiane në ndihmë të Autonomisë së katër vilajeteve të banuara nga shqiptarët në Ballkan.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat