Arti pamor tërheqëse për turistët në Shqipëri!

Diaspora

Arti pamor tërheqëse për turistët në Shqipëri!

Më: 5 tetor 2012 Në ora: 19:15

Shqipëria në vitet e fundit është duke ecur përpara në të gjitha fushat ekonomike, shkencore, tregtare, teknologjike etj, por një vend të veçantë po e nxënë duke shënuar hapa të rëndësishëm në gadishullin ballkanik në turizëm. Ulqini me një traditë turistike më herët se në Shqipëri, por aktualisht ka ngel në hap me kohën, ndërsa Shqipëria ka demonstruar drejt një baza të shëndoshë, ku në të njëjtën kohë nuk është akoma që të krijojmë ndonjë imazh të kënaqësisë. Më bëri diçka tërheqëse në të gjithë territorin e Shqipërisë për gjatë bregdetit, por edhe në Ulqin, në të gjitha pikat turistike ka filluar të paraqitet edhe filozofia e artit pamor si në pikturë, drugdhendje, gurgdhendje etj.
Po veçojmë kësaj here zhvillimin e artit rrugor në pikat turistike, gjë që po e nxit atdhedashurinë ndaj vendit tonë të shtrenjtë edhe përmes pasqyrimit të vlerave tona artistike si nga figurat tona kombëtare, në kulturë, art, pa e lënë anash edhe arkitekturën e bukur, shumë tërheqëse në Shqipëri. Shqipëria një vend ballkanik, jo edhe i madh si shtetet e disa popujve në Evropë, por në anën e vlerave historike, mund të krenohemi dhe mund të konkurrojmë në gjirin e popujve të mëdhenj, me një të kaluar shumë të pasur artistike si në infrastrukturë, arkitekturë, punime arti, muzeume, amfiteatro etj. Pikat turistike të Shqipërisë në këto vite janë duke krijuar një imazh shumë pozitiv edhe nga turizmi i huaj. Turizmi në Shqipëri, po begatohet me një jetë ma atraktive, në bulevardet dhe pikat e shëtitoreve pranë qendrave turistike, përgjatë bregdetit shqiptar, që shiten punimet artistike të punuara nga piktorë të ndryshëm.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat