A po vie koha e artë e Shqipërisë etnike? - Bota Sot
A po vie koha e artë e Shqipërisë etnike?

Diaspora

E diel, 24 korrik 2016

A po vie koha e artë e Shqipërisë etnike?

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 19:00

Ardhja e një delegacioni nga Kosova kishte nxitur veteranët e lëvizjes 100 të të dy grupimeve të organizimit të festimeve për nder të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të shtetit shqiptarë (që asociacion me lëvizjen masovike brenda dhe jashtë atdheut për të nderuar lëvizjen rilindëse në krye me Ismail Qemailin, i cili me një grup atdhetarësh nga të gjitha trojet shqiptare shpallën pavarësinë e Shqipërisë) që të shtrojnë një darkë pune për mysafirët nga Kosova. Ky grup aktivistësh të komunitetit të Michiganit organizuan një darkë pune me delegacionin nga Kosova të udhëhequr nga Ferat Imeri dhe Cen Pushkolli, në shoqërim të këtij delegacioni ishte edhe përfaqësuesi i Ballit Kombëtarë për Amerikë dhe Kanada, z. Ali Maxhuni.

Takimi u mbajt në lokalet e "Imperial House", e cila nga pronari i saj është proklamuar si qendër kulturore shqiptare. Takimi ishte aranzhuar nga Gjergj Dedvukaj nga Nju Jorku, një humanist i nderuar i çështjes shqiptare, i cili përmes Rrok Dedvukajt, një personalitet shumë i shquar në komunitet, jo vetëm për rezistencën titanike në burgjet malaziase për çështjen shqiptare, por edhe për vetitë e veçanta burrërore, të cilat kanë dalur në pah me kujdesin dhe ndihmën që ai ka manifestuar për komunitetin lokal ku ai jeton, duke shtruar drekë-darkë falas për ditën e pavarësisë së Kosovës, për banorët përreth "Royal Grills", restorant të cilin e menaxhon me familjen e tij (të dhënat janë nxjerrë nga "Google").


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës?
test