Iku në amshim atdhetari Kadri Mani

Diaspora

Iku në amshim atdhetari Kadri Mani

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 18:15

Lajmi për amshimin e atdhetarit të madh, mikut tim të mirë, Prof.Kadri Osmani-Mani, më tronditi fort. Të mërkurën në mëngjes, së bashku me djalin e bacës Kadri, Yllin me familje, udhëtuam nga Shtutgarti në Prishtinë. Vizitën e parë e bëra në familjen Osmani, me ç`rast u shpreha ngushëllimet familjes si dhe bëra homazh personal mikut tim, tashmë, të ndjerë Kadri Osmani-Mani.

Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, me rastin e vdekjes të veteranit të arsimit dhe të burgjeve jugosllave, Kadri Osmani - Mani, të mërkurën, më 10.10. 2012, në ora 11.00, organizoi homazhe para arkivolit me trupin e tij. Pastaj u organizua edhe një mbledhje komemorative. Salla e kuqe e Fakultetit Filologjik të Prishtinës ishte përplot me ish të burgosur politikë, intelektualë, miq dhe shokë të shumtë të zotit Kadri Osmani (Mani).

Për jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Kadri Manit foli shoku i tij i ilegales dhe i burgut, vuthjani Binak Ulaj. Fjalë respekti e nderimi tha edhe rektori i Universitetit, zotëri Ibrahim Gashi e tjerë. Për turpin e tyre, munguan zyrtarët shtetërorë e partiakë dhe mediat e tyre vizive, edhepse Kadri Mani është i burgosuri politik numër dy në Kosovë!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat