DioGuardi: Fushatë e dyzuar për kandidatët republikan e demokratë

Diaspora

DioGuardi: Fushatë e dyzuar për kandidatët republikan e demokratë

Më: 18 tetor 2012 Në ora: 19:17

NJU JORK CITY: Ndërkohë, që zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, po afrojnë, së bashku me ato zgjedhje zhvillohen në të njëjtën ditë ( 6 nëntor ) për në dy Dhomat e Përfaqësuesve - Kongresin dhe Senatin amerikan, mbahen edhe zgjedhjet në nivel lokal, bashkiak dhe shtetëror. Shqiptaro amerikanët, lobi shqiptar në Amerikë, por dhe disa grupe të tjera, me interesa të caktuara shqiptarësh këtu, po përpiqen të tërheqin vëmendjen e kandidatëve, si për president, kongresmen, senatorë dhe atyre lokal dhe bashkiak, duke u bërë në shumë raste, edhe ata pjesëmarrës në veprimtarit e tyre për të grumbulluar (para)fonde për fushatën zgjedhore të kandidatëve që ata kanë zgjedhur.
Një nga figurat më prominente, të këtyre fushatave ashtu si dhe në të kaluarën është ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, Presidenti vullnetar i Lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, i cili ka zhvilluar disa takime për të mbështetur fushatën e kandidatëve republikan e demokrat në Nju Jork.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat