Fqinjët, po na e vjedhin dhe falsifikojnë historinë tonë

Diaspora

Fqinjët, po na e vjedhin dhe falsifikojnë historinë tonë

Më: 22 tetor 2012 Në ora: 19:09

Bronx, Nju Jork: Në kuadrin e përgatitjeve që po bëhen në Nju Jork, për festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro-Amerikane në SHBA, prezantoi të shtunën pasdite në Bronx Nju Jork, punimin shkencor epigrafik dhe promovoi librin "Ilirët, Trakët dhe Frigjasit - Epigrahy" të profesor Bajram Dokajt.
Ky promovim u mbajt nën kujdesin e kësaj akademie më 20 tetor në njërin e mjediseve të lokalit të njohur për veprimtari të tilla, Govani's në Bronx – Nju Jork, dhe morën pjesë disa vetë. Me këtë prezantim prof. Bajram Doka, tha se kishte për qëllim që edhe kolegeve të tij, shqiptarë këtu në SHBA, t'ju paraqiste këtë vepër akademike të epigrafisë Iliro-Pellazge, si u shpreh ai.
Ai tha se e solli pikërisht këtë fundjavë në Nju Jork, punimin e tij dhe librin e ri, pranë akademisë meqenëse ai ua kishte si "borxh" këtë paraqitje edhe kolegeve të tij në Nju Jork. Siç dihet profesor Doka, në fund të gushtit në Berlin - Kongresin e 14-të Ndërkombëtar i Epigrafisë Greke e Latine, kishte dërguar organizatorëve atje një falënderim për kontributin në përparimin e shkencës së Allemanjës së bekuar dhe u ka dërguar atyre një hartë me ngjyra që “pasqyron pjesëza të kulturës ilire” që ta vendosin në ato mjediset ku ata i mbajnë kolonadat e dijes ku njëra prej tyre e mbështet edhe qytetërimin Iliro-Pellazg...


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat