Shoqata Rugova në SHBA festoi 4 - Vjetorin e krijimit - Bota Sot
Shoqata Rugova në SHBA festoi 4 - Vjetorin e krijimit

Diaspora

E mërkurë, 27 korrik 2016

Shoqata Rugova në SHBA festoi 4 - Vjetorin e krijimit

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 18:44

BRONX - Nju JORK CITY: Duke respektuar një traditë të këtyre viteve, për të katërtin vit me radhë rugovasit në Neë York, dhe shtetet për rreth, mblidhen në çdo tetor, në një nga mjediset më të njohura në Bronks, për të kremtuar në një atmosferë festive "datëlindjen" e krijimit të kësaj shoqate, por, me këtë rast edhe për të mbajtur gjallë frymën e traditë, kulturës dhe vlerave më të bukura kësaj krahine.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, e cila këtë vit përkon edhe me 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ditën e shtunë në mbrëmje, në Bronks- Nju Jork,"Maestro's Restaurant", morën pjesë disa qindra vetë, anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate dhe familjet e tyre, përfaqësues të shoqatave e organizatave të tjera, aktivistë e veprimtarë të dalluar të komunitetit.
Duke i uruar 4- Vjetorin e krijimit të Shoqatës " Rugova", folësit që përshëndetën festën e rugovasve, uruan për suksese dhe përvjetorë të tjerë më të suksesshëm. Përshëndetën me këtë rast kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj, zoti Rifat Drenaica nga shoqata Drenica, si dhe zotin Mark Gjonaj, kandidatin demokrat, i cili në zgjedhjet e 6 nëntorit mund të jetë zyrtari i parë shqiptaro-amerikan i zgjedhur në Asamblenë e Neë Yorkut në Qarkun 80-të. Pikërishtë, aty ku kandidati Gjonaj përfaqëson edhe shqiptarët lagjet më të populluara prej tyre: Pelham Parkëay, Pelham Gardens, Allerton dhe pjesë të Bedford Park.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test