Themelohet në Turqi dega e “Çamërisë” me shqiptarët e dëbuar

Diaspora

Themelohet në Turqi dega e “Çamërisë” me shqiptarët e dëbuar

Më: 4 mars 2013 Në ora: 18:43

Komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë të shpërngulur në Turqi, gjatë viteve 1923-1924 kanë themeluar në Izmir, Shoqatën për Kulturë dhe Bashkim të të shpërngulurve shqiptarë si dhe degën e Shoqatës Çamëria. Në takimin ku merrnin pjesë qindra shqiptarë të Çamërisë të vendosur me banim në qytetin e Izmirit merrte pjesë edhe kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, zoti Shpëtim Idrizi, Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, njëkohësisht zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës, zoti Ardian Tana, ish kryetari i kësaj Shoqate, zoti Servet Mehmeti, si edhe deputeti i Partisë për Drejtësi të Turqisë, njëherazi dhe kryetar i shoqatës së parlamentarëve Turqi- Shqipëri, zoti Rifat Sait, me origjinë shqiptare nga Drenica e Kosovës. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse kryetari i PDIU-së zoti Shpëtim Idrizi theksoi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët e Çamërisë takohen pas 90 vjetësh dhe kanë mbajtur gjallë gjuhën shqipe, zakonet dhe kulturën. Ai theksoi se ky takim dhe krijimi i degës së shoqatës Çamëria në një qytet si Izmiri në Turqi, ku jetojnë mijëra shqiptarë të shpërngulur nga trojet e tyre është një hap drejt bashkimit të shqiptarëve jo vetëm të Çamërisë për të ruajtur vlerat dhe traditat e identitetit tonë kombëtar.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat