Nga seminari i mësuesve shqiptarë nga diaspora në Ulqin

Diaspora

Nga seminari i mësuesve shqiptarë nga diaspora në Ulqin

Më: 4 shtator 2013 Në ora: 18:36

Në Ulqinin historik u mbajt seminari i nëntë me radhë i mësuesve shqiptarë nga diaspora. U organizua nga ministria e arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës (MASH e Shqipërisë dhe MASHT i Kosovës), i përkrahur edhe nga komuna e Ulqinit.
Se Ulqini është gjithmonë joshës, jo vetëm si vend pushues, u vërtetua me pjesëmarrjen e lartë të mësuesve nga vendet e kontinentit. Seminari në mënyrë simbolike u hap me pika artistike të prezantuara nga nxënësit ulqinak. Për rrjedhat e seminarit sipas programit të miratuar u kujdesën znj.Rozalba Merdani (MASH) dhe z.Nuhi Gashi (MASHTK). Pjesën zyrtare të fillimit e filloi nikoqiri, z.Nazif Cungu, kryetar i komunës. “Mbajtja e tij këtu e nderon Ulqinin. Të nderuar mësimdhënës, puna e juaj me nxënës është një kontribut i madh në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar në gjenerata kudo që ndodhen. Është hera e parë që po takohemi në Ulqin, por duke shprehur gatishmërinë e përkrahjes së komunës së Ulqinit shpresoj se do takohemi edhe hera tjera”.
Në emër të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë përshëndeti seminaristët zëvendësministri z.ArdianTana, i cili mes tjerash tha: “Puna dhe veprimtaria e juaj në mbajtjen gjallë të gjuhës dhe identitetit kombëtar, larg atdheut në vendet ku sot jetoni e punoni merr një rëndësi të jashtëzakonshme në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në lehtësimin e integrimit në vendet pritëse... Ministritë tona do punojnë së bashku për zhvillimin e mëtejmë të arsimit të fëmijëve shqiptarë në diasporë... Si angazhim i rëndësishëm është koordinimi në unifikimin e kurrikulës shkollore, në cilësinë e mësimit, në sigurimin e teksteve mësimore.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësia e abonimit është në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat