Entuziazmi i ndeshjes së futbollit Shqipëri - Serbi, mbrrin në kryeqytetin amerikan

Diaspora

Entuziazmi i ndeshjes së futbollit Shqipëri - Serbi, mbrrin në kryeqytetin amerikan

Nga: Beqir SINA - New York Më: 8 tetor 2015 Në ora: 14:44

WASHINGTON D.C: Atmosfera përpara ndeshjes, Shqipëri - Serbi, për atë që thirret "Ëndërra Kuq e zi” vazhdon……! për ndeshjen kualifikuese, për në “Francë 2016”, sot e ejte më 8 Tetor 2015 ora 2:45, në Elbasan Arena - tek shqiptarët e Amerikës - është duke u pritur me një entusiazëm të jashtëzakonshme, e paparë ndonjëher në historinë e emigracionit: “Aqsa, do t’a krahasoja me atë gëzimin e pavarësisë së Kosovës, më 18 Shkurt 2008, që përjetuan shqiptarët e Amerikës".

Ngjarja më e rëndësishme sportive, ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, përveç mijëra e mijëra shqiptarëve anemban Shteteve të Bashkuara, do të ndiqet sot, edhe në kongresin amerikan, nga Kongresisti Eliot Engel - një mik i vërtetë e shqiptarëve në kongresin amerikan, për 25 vjet dhe kongresistët e tjer, miq të shqiptarëve anëtar të grupit të kongresitëve “Congressional Albanian Issues Caucus”.

Engel - dihet se është bashkëkryetar dhe themelues i Kaukusit Shqiptar në Dhomën e Përfaqësuesve dhe qysh nga 2013, është bashkëdrejtuesi i pakicës në Komitetin e Punëve të Jashtme.

Lajmin e ka konfirmuar, pak më parë, për gazetën tonë, miku i tij veprimtari i dalluar i komunitetit Harry Bajrakatari, i cili tha se :”Për shkak të angazhimeve politike në ligjëvënsin amerikan, kongresisiti Engel - dhe disa koleg të tij, në kongres, miq të dëshmuar të shqiptarëve në Uashington këta- do t’a ndjekin së bashku në ekranin e televizorit nga Kongresi nëpërmjet televizionit më të madh sportiv në SHBA, E-SPAN, i cili ka dërguar ekipin e saj televizivë në Elbasan Arena .

Sot, e gjithë vemendja e shqiptarëve të Amerikës, është e përqëndruar në takimin e Elbasan Arenës, ku të gjithë shqiptarët në mbarë botën pritet të përjetojnë 90 minuta plot emocione të Kombëtares së Shqiperisë, në ëndrrën e saj të madhe për të qenë pjesë e më të mirave të Europës në Francë 2016.

Ndërkohë, që në “kryeqytetin” e shqiptarëve të Amerikës, qytetin e Nju Jorkut, tashmë çdo gjë është gati - ashtu si në çdo sfidë, për të parë ndeshjen kuq e zi nga SHBA, së bashku dhjetra shqiptarë, do t’i përjetojnë emocionet djemve kuqezi - në lokalin e famshëm Battery Park, i cili ndodhet në pjesën e poshtme të qyetit, të Nju Jorkut, ku pjesmarrjen e tyre e kan konfirmuar edhe disa figura të njohura, të komunitetit, veprimtarë , artistë, dhe politikanë.

Kurse, një ekran gjigand në mes të qytetit të Nju Jorkt - i vendosur në Brayant Park në zemër të qytetit do të trasmetojë ndeshjen Shqipëri - Serbi nga Elbasan Arena

Anëtari i Asamblesë së Nju Jorkut, shqiptaro amerikani asamblesiti Mark Gjonaj - një nga organizatorët i evenimentit me organizatën Rrënjët Shqiptare, kan bërë thirrje, sot nëpërmjet rrjetit social facebook, duke thene :” Hajde të bashkohemi në Battery Park! për një shikimin të veçantë për ndeshjen historike : Shqipëria kuq zi me Serbinë - Një ndeshje, ku që të gjithë jemi në pritje për të! ", shkruan asamblesti i parë shqiptarë në historinë e emigracionit shqiptarë, zoti Mark Gjonaj

Shqiptarët e Amerikës bëjnë thirrje për mbështetje, entuziazëm në stadium, por edhe për ruajtje të gjakftohtësisë, të jenë të kujdesshëm në Elbasan Arena, për t’u ruajtur nga kurthet serbe, që nuk mund ta harrojne humbjen nën tavoline të tripikeshit.

Kujdes vëllezër dhe motra, thuhet në protalet shqiptare në Amerikë - tregojeni veten se jemi Europian, se në rast destabilizimi, të humburit dhe të ndëshkuarit jemi ne, të zotët e shtëpisë. Kurrë nuk kemi qenë më pranë se të ejten në Elbasan Arena më afër kualifikimit! për në Euro - Francë 2016 - Le t’i mbeshtesim dhe inkurajomë djemtë kuq e zi, që na kanë mbushë me shpresë e kranri. Fitore! Kur nuk kemi qenë më të bashkuar se sa sot - Kuq e Zi!


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat