Ankohej për buburreca në qeli, shqiptari i dënuar për vrasje përfiton ulje dënimi

Diaspora

Ankohej për buburreca në qeli, shqiptari i dënuar për vrasje përfiton ulje dënimi

Më: 5 qershor 2016 Në ora: 18:27
ilustrim

Një shqiptar i dënuar për vrasje në Itali, ia doli të përfitonte ulje dënimi për shkak të kushteve jo të mira në burg.


32 vjeçari i quajtur Elton Xhoxhi, është ankuar në vijimësi se në qelinë e tij prej 9 metrash katror ka buburreca dhe për këtë arsye ka përfituar ulje dënimi me 133 ditë.

Ai është dënuar për shkak se në tetor të vitit 2007, ka qëlluar për vdekje shqiptarin Benard Kozaria, krim i cili u krye në Rettorgole e Caldogno afër Vicenzas.

Xhoxhi u dënua me 26 vote burg, dënim të cilin do të mund ta kryej në vitin 2032. Aktualisht, shqiptari po kryen dënimin në një burg në Padova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat