Mërgimtarët “mbajnë gjallë” Luginën e Preshevës

Diaspora

Mërgimtarët “mbajnë gjallë” Luginën e Preshevës

Më: 9 korrik 2016 Në ora: 20:28
Presheva

Bejtulla Rashiti ka mbi 30 vjet që jeton në Zvicër me tërë familjen. Por malli për vendlindjen e shtyn që pesë herë brenda vitit ta vizitojë Luginën e Preshevës.

Por ardhja e këtij mërgimtari dhe të tjerëve, ndihmon edhe në ekzistencën e banorëve të kësaj ane. Ekonomisti Shenur Jahiu, vlerëson lart rolin e mërgatës shqiptare. Remitencat janë ato që e tejkalojnë krizën e thellë në Luginë ku rreth 80% është shkalla e papunësisë. 

Pushteti lokal ndonëse i konsiliduar së fundi, është i gatshëm që mërgimtarëve t'iu kushtojë një vëmendje të veçantë, raporton RTK..

Lugina e Preshevës, njihet si zonë nga ku kanë mërguar shumë shqiptarë. Sipas statistikave, brenda 40 vjetëve të fundit, më se 40% e popullatës së kësaj zone është zhvendosur në diasporë. Roli i tyre në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies sociale është jashtëzakonisht i madh, ndërsa shteti serb këtë zonë e trajton tërësisht si dytësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat