Nizze, mediat ndërkombëtare fokus çiftit shqiptar: Diler droge ose terrorist?

Diaspora

Nizze, mediat ndërkombëtare fokus çiftit shqiptar: Diler droge ose terrorist?

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 19:29
Kamioni me te cilin Mohamed Lahouaiej-Bouhlel vrau 84 persona

Në 14 korrik terroristi  Mohamed Lahouaiej-Bouhlel me kamion shkeli turmën në Nizze, duke vrarë 84 persona, shumë sosh fëmijë. Ajo që nuk mund të shpjegojë akoma Prokuroria, ka të bëjë nëse ai veproi i vetëm si “ujqërit e vetmuar,” kishte bashkëpunim me ISIS ose ishte i sëmurë psiqik. Gjashtë personat që dyshohet për bashkëpunim me të, mund të zbardhin tërësisht ngjarjet dhe veçanërisht dyshja shqiptare, shkruan Suedeutsche Zeitung.

“Veçanërisht policia interesohet për çiftin nga Shqipëria, të cilët ia kishin dhënë pistoletën Bouhlel, që më pas kishte kërcënuar policët,” shkruan më tej media gjermane, përcjell botasot.info.

“38 vjeçari shqiptar është arrestuar që ndihmoi logjistikisht terroristin. Shqiptarit i është gjetur 200 gram kokainë gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij dhe njëmbëdhjetë celularë,” shkruan media austriake ggg.at. “Shqiptari dyshohet më shumë si diler droge sesa si terrorist islamik.”

Çifti shqiptar është arrestuar dhe momentalisht ndodhen në paraburgim./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat