Vrau çiftin britanik: Shqiptari së shpejti do ekstradohet nga Luksemburgu në Britani

Diaspora

Vrau çiftin britanik: Shqiptari së shpejti do ekstradohet nga Luksemburgu në Britani

Nga: Fitim Dika Më: 19 korrik 2016 Në ora: 18:18
Shqiptari nga Kosova që akuzohet për vrasjen e çiftit britanik

Shqiptari nga Kosova që akuzohet për vrasjen e çiftit britanik do ekstradohet nga Luksemburgu në Britani të enjten, bën me dije media e këtij vendi wort.lu. Ai u arrestua në qershor nga policia e Luksemburgut.

42 – vjeçari u arrestua në një hotel në Luksemburg,  ku i fshihej policisë. Ai dyshohet se ka vrarë me thikë Peter Stuart, 75 – vjeç dhe ka zhdukur bashkëshorten e tij, Sylvia, 69 – vjeç. Trupi i Peter Stuart u gjet i pajetë në pyll, rreth 15 metra lart shtëpisë së tij në ëeybread, të Suffolk, më 3 Qershor, përcjell botasot.info.


Sipas disa hetimeve tjera, agresori është nga Shqipëria e Mesme, ndërsa kishte ikur pas vrasjes së dyfishtë nga Britania në Luksemburg për të kërkuar azil në këtë të fundit. Megjithatë tentativa e tij për t’u fshehur shkoi huq./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat