Fillon regjistrimi i bashkatdhetarëve në komunën e Vitisë

Diaspora

Fillon regjistrimi i bashkatdhetarëve në komunën e Vitisë

Nga: Aziz Zuka Më: 20 korrik 2016 Në ora: 14:50
Ilustrim pamje nga Zyra per rexhistrimin civil ne Viti

Viti-   Edhe Komuna e Vitisë i ka bërë përgatitjet për mirëpritjen e bashkatdhetarëve të vet në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës. Me që rast është përgatitur një program i pasur me aktivitete të cilat do të zgjasin dy ditë. Po ashtu ka filluar edhe regjistrimi i qytetarëve në tri pika  të vendosura në Qendrën për Shërbime me Qytetarë.

Zyrtarët komunal të kësaj komune  thonë se  këto pika të regjistrimit do të jenë të hapura derisa mërgimtarët  do të qëndrojnë për pushime në vendlindje. “Mërgimtarët vitias do të kenë mundësin edhe të regjistrimit të tyre, proces ky i cili do të vazhdojë edhe këtë verë e që  ka filluar ditë  më parë në kuadër të fushatës “Ti Je Pjesë e Atdheut”, që ka për qëllim që t’i njoftojë bashkatdhetarët edhe  rreth rëndësisë së regjistrimit të tyre. 

Sa i përket pjesës së regjistrimit për  komunën e Vitisë, si njëra ndër komunat e  vendit me numrin e madh të bashkatdhetarëve që jetojnë në diasporë,  nga kjo javë janë  vendosur tri  pika të regjistrimit nëpër lokacionet  më të frekuentuara të komunës,  ku mërgatës vitiase  të cilët jetojnë në diasporë,  u ofrohet mundësia që më lehtë të evidentohen, përmes plotësimit të formularëve të përpiluar nga  Ministria e Diasporës  e  Kosovës..

Sipas zyrtarëve  komunal  procesi i regjistrimit ka nisur mbarë,në komunën e Vitisë  dhe  është organizuar sipas planit të hartuar nga Ministria e Diasporës në bashkëpunim me komunën,  derisa ka shtuar se  për këtë vit,  presin një interesim më të madh që  bashkatdhetarët  tanë të mos hezitojnë  duke  ftuar që ata  t’i përgjigjen pozitivisht këtij procesi tejet të rëndësishëm për Kosovën por edhe për vetë mërgimtarët tanë./Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat