Statuja e Nënë Treses në Brooklyn - New York

Diaspora

Statuja e Nënë Treses në Brooklyn - New York

Nga: Beqir SINA - New York Më: 20 korrik 2016 Në ora: 23:50
Nënë Tereza

Organizata jo qeveritare Rrënjët Shqiptare - bënë thirrje për ndihma 

Rrënjët Shqiptare , njofton duke faleminderuar donatorët e parë se deri tani janë mbledhur 2.500 dollarë dhe dy janë donatorët më të mëdhenjë, Lisa Milicaj dhe Edvin Dema me nga 1000 dollarë secili prej tyre

BROOKLYN NY : Është, kjo një inisiativë e bërë fakt nga organizata jo qeveritare, e jo përfituese( OJQ) Rrënjët Shqiptare - Albanian Roots, e cila në një dakordësi me senatorin e shtetit të New Yorkut - Marty Golden - ka vendosur, që më 4 Shtator 2016 - ditën e shejtërimit të nobelistes shqiptare - nënës së gjithë botës - Nanë Terses, të bëjë vendosjen në një nga sheshet e qytetit të Brooklynit - New York, Statujen e Nënë Tereses. 
Rrënjët Shqiptare - Albanian Roots, me President zotin Marko Kepi, këto ditë ka bër thirrje të gjithë biznesmenve shqiptarë, veprimtarëve dhe individëve, të komunitetit shqiptarë në SHBA, që  të përfshihen në një fushat për grumbullimin e fondeve, të cilat duhet të jenë simbas saj në mbi 10 mijë dollar.
Kjo, organizat, e cila ka lëshuar në statusin e saj në Facebook, (https://www.facebook.com/AlbanianRoots/?fref=ts) një thirrje,  shkruan se :” Ju lutemi bashkohuni me Rrënjët Shqiptare duke dhuruar dhe duke e bërë të mundur për të vendosur një statujë të Nënë Terezës në Brooklyn. Bashkohuni me ne dhe ju që të bëheni pjesë e historisë - këtë shtator, me rastin e kanonizimit të Nëna Terezes” - 
Dhe, theksonë se çdo donacion që niset në adresën  Rrënjët Shqiptare - do të jetë sa më transparent, deri në penny-n (qindarkën) e fundit.
Rrënjët Shqiptare , njofton gjithashtu duke faleminderuar në mënyrë të veçantë  edhe donatorët e parë, të cilët deri tani kanë mbledhur 2.150 dollarë,  se dy donatorët e parë dhe më të mëdhenjë, janë veprimtarja e njohur, nderuar me çmimin Gruaja e Vitit - Lisa Milicaj - ish Këshilltare në Këshillin e Bashkisë së Town of Pleasant Valley, dhe pjesë e projektit Albanian American Success Stories, si dhe Edvin Dema, të cilët kan hapur fushatën e ndihmave me nga 1000 dollarë secili prej tyre.
Siç dihet statuja e Nëna Terezes me sponsorizimin e vëllezërve Gojçaj - Lekë dhe Pashko Gojçaj , dy vëllezër të ardhur dekada më parë nga Hoti i Malësisë së Mbishkodrës, të cilët janë bërë simbole të bamirësisë dhe shembuj të ruajtjes së patriotizmit shqiptar, e kanë vendosur statujën e lartë  të Nëna Tereses në oborrin e Kishës Katolike Shaiqptare Zoja e Shkodrës në Hartsdale - New York dhe Kishën Zoja Pajtore në Michigan   .

Senatori republikan i shtetit të Neju Jorkut, zoti Martin J. Golden me anë të një deklerate, ka njoftuar se ka  Senati i New Yorkut - ka miratuar unanimisht duke e shpallur 4 shtatorin 2016, “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute,  të paraqitur në Senatin e Shtetit të New Yorkut.

Në Rezolutën e senatorit Golden thuhet se : ”Në emër të një jete të jetuar mirë në shërbim ndaj Zotit dhe ndaj të gjithëve, unë jam krenar të prezantoj këtë rezolutë që në mënyrë të përshtatshme do të nderojë Nënë Terezën në shtetin e Nju Jorkut për të përkuar me kanonizimin e saj si një Shën e Kishës Katolike Romakem më 4 Shtator 2016 në Selinë e Shejtë. Për vite të tëra, Nënë Tereza, përmes themelimit të saj të Shtëpisë dhe Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, të përkushtuar, vetem për të shërbyer nevojave të të sëmurëve dhe të varfërve “, tha senatori Golden duhte që 4 shtatori 2016, të shpallet “Dita e Nënë Tereza” në shtetin e Nju Jorkut, nëpërmjet një Rezolute në Senatin e Shtetit.
“Një simbol ndërkombëtar i shpresës, emri i saj i dashur Nënë Tereza e lindur Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, me prejardhje nga një familje shqiptare, tej mase, ka bërë një ndryshim të vyer në të gjithë botën, përfshirë edhe qytetin tonë New Yorkun. 
Kështu ajo do të kujtohet gjithmonë, me Shtëpinë dhe degën e Organizatës së Misionareve të Bamirësisë, në Harlem, të cilat kan qenë të përkushtuar, vetem për të shërbyer nevojave të të sëmurëve dhe të varfërve, në këtë mënyrë ne do të nderojmë dhe kujtojmë atë,” thotë senatori Marty Golden në dekleratën për shtyp.

Rezoluta e senatorit Golden, pas miratimit, autorizonë autumatikisht Senatin e Shetit të New Yorkut, për emërimin e 4 shtatorit 2016 një Ditë e shënuar në nder të Nënë Terezës, mbasi ajo tashmë është edhe data që Nëna Tereze do të deklarohet një Shenjt në një ceremoni shenjtore që do të mbahet në Vatician në Romë, Itali.

Papa Françeskumë 15 mars firmosi dekretet lidhur me kanonizimin e pesë të lumëve që bëhen shenjtër. Ndër ta është edhe Nënë Tereza, Ganxhe Bojaxhiu.
Në Koncistorin e 15 marsit, Papa Françesku caktojë datën dhe vendin e kanonizimit të Nënë Terezës, që është 4 shtatori 2016, në Romë.

Kisha Katolike në Shqipëri thotë se Vatikani e ka caktuar datën 5 nëntor si ditë të bekimit të 38 martirëve fetarë shqiptarë të vrarë nga ish-regjimi komunist.
Në muajin prill, Papa Françesk zyrtarisht i ka njohur si martirë, kryepeshkopin Vinçens Prenushi, dhe 37 priftërinj të tjerë, që kishin vdekur në burg ose ishin vrarë në periudhën 1945 – 1974, nga regjimi i ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha, ka njoftuar Kisha Katolike në Shqipëri.
Ish-regjimi komunist në Shqipëri e kishte shpallur të ndaluar religjionin në vitin 1967, ndërsa liderët dhe besimtarët fetarë i kishte persekutuar.
Gjatë vizitës së Papës Françesk në Tiranë, në vitin 2014, në Bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në qendër të kryeqytetit, ishin vendosur posterët e 38 klerikëve.
Papa Françesk e konsideron Shqëpërinë, me popullatë shumicë myslimane dhe po ashtu me komunitete ortodokse dhe katolike, si model të harmonisë ndërfetare, ka raportuar AP nga Tirana.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat