Flet "Mis Malësia" dhe modelja, Klea Memaj: Sfilata e fundit ishte ajo e veshjeve për martesë

Diaspora

Flet "Mis Malësia" dhe modelja, Klea Memaj: Sfilata e fundit ishte ajo e veshjeve për martesë

Nga: Albert Z. ZHOLI Më: 24 korrik 2016 Në ora: 18:29
Klea Memaj

Klea është me origjinë nga Malësia por është lindur dhe rritur në Australi. Megjithëse është lindur në një kontinent të largët ajo e zotëron shumë mirë shqipen dhe ka një dashuri të madhe për atdheun. Ka marrë që në fëmini në sfilita për fëmijët por me kalimin e moshës e ka vazhduar me sukses këtë rrugë. Tashmë ajo studion për mjekësi-psikologji dhe kur ka kohë nuk le pas dore as modelingun.

-Tashmë si po ndihesh që te Miss Malsia do konkurrosh  përkrah motrës tënde binjake Rebekës? Si e shikon si një konkurenc të fortë? Të dyja konkurroni për të njëjtin çmim?

-Së pari kjo nuk është konkurrimi i parë pasi ne me modeling dhe konkurse bukurie ka kohë që jemi prezent në Australi. Por nëse është për ta fituar. njëra do ta fitojë. Fakti që " konkurroj " përkrah binjakes më bën të ndihem si në shtëpi.
Rebeka është shoqja më e ngushtë e imja dhe njeriu që dua më shumë në këtë botë. Të njëjtën gjë ndjen dhe Rebeka ...Kështu që nuk e shohim njëra-tjetrën konkurrente.

Cilat janë aktivitet tuaja te fundit ne fushën e modelingut? Ne sa sfilata keni marrë pjesë?
- Kam marrë pjesë në shumë sfilita dhe imazhe. Të fundit janë: Calèche Bridal & Wedding Dresses (veshjet për martesë) & Adidas

-Thatë që e keni filluar shpejt botën e modelingut, konkretisht kur?

Unë kam bërë modelling qysh 7 vjeçe në shkollë. Pra jam në vazhën e këtij profesioni prej vitesh. Pasi në modeliong mund të jesh imazh dhe kur je fëmijë.

-Tashme është rritur numri i modeleve shqiptare, ndihet konkurrenca?

Jo pse ta ndjejë konkurrencën? Së pari unë jetoj në Australi, jo në Shqipëri…Tjetra është se bota është e madhe dhe sfilatat janë nga më të ndryshmet.  Në Miss Malsia, po marr pjesë thjesht se jam malësore dhe dua të jem pjesë e bukurisë së krahinës time dhe pse kam vite që mirem me modelin.  


-Si e kujtoni sfilatën e pare dhe konkurrimin?
-Ah, kemi qenë bashkë me motrën time binjake Rebeka. Herën e parë kam pas pak turp me thënë drejtën, por mësohesh pak nga pak.


-Cila është sfilata me e rëndësishme?
Nuk di të dalloj pasi të tëra sfilatat kanë bukurinë e vet.


-Si e shikoni te ardhmen në modeling?
Me thënë të drejtën me pëlqen shumë modelling, po vetëm marr pjesë kur kam kohë (part time), se po mbaroj vitin e dyte ne universitet për ‘Bachelor of Psychology ( honours)… edhe kjo është shume e rëndësishme për mua.


Cila është veshja e preferua?
Mua më pëlqen veshja klasike.


-Cilat janë synimet e tuaja?
Sikur e thash më përpara, ëndrra ime është të mbaroj universitetin dhe të bëhem doktoreshë në psikologji. 


-Ushqimi i preferuar?
Jam malësore e kam qejf mish tongue.


Mendimi për martesat Gay?
Të them të drejtën unë besoj se zoti ka krijua mashkullin edhe femrën të jenë bashkë me gjini të ndryshme. por ne qofte se dikush është i lumtur të jetë Gay, është jeta e tyre. Kështu gjykoj (judge).


-Parfumet që ju pëlqejnë?
“Paco”, “Rabanne”, “Lady”, “Million”.


-Kur do ti bëni pushimet verore?
Në Shqipëri… jam shume e lumtur që vij në këtë vend të bukur.  

-Më mirë pëlqeni ti bëni pushimet në mal (si malësore ) apo në det?
Në mal, më pëlqen shumë era e pastër… se di por vendet malore më relaksojnë.

-A jeni e dashuruar?
Jo nuk jam, as skam qenë e dashuruar… po kur të jem do t’ju tregoj mendimin tim për dashurinë. 


Çfarë lexoni gjate pushimeve?
Lexoj diçka rreth mistereve, romane horror, romane historik…


Më mirë ndihesh mes meshkujve apo mes femrave?
Ashte e ditur,  midis femrave, ndihem më rehat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat