Familja Azemi jeton nën ethet e dëbimit

Diaspora

Familja Azemi jeton nën ethet e dëbimit

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 10:44
Ilustrim

Familja Azemi nga Kosova e cila jeton në Lantriac (Francë), ende jeton nën kërcënimin e dëbimit nga territori francez. Portali zoomdici.fr/ përshkruan situatën e kësaj familje të cilën ua sjellimnë vijim. Edhe pse kjo familje është e integruar mirë, klima mbetet megjithatë e paqëndrueshme për Albertin dhe familjen e tij.

Albert Azemi, 27 vjeç, mbërriti në Francë në vitin 2013 nga Kosova. Me gruan e tij, Mevliden, ata lanë në Kosovë një jetë me nivel ekonomik mesatar për t’u martuar larg vendit ku disa familje ende zgjedhin bashkëshortët për fëmijët e tyre. Kështu përshkruan portali frankofon situatën e familjes shqiptare, njofton albinfo.ch.

Sot, Alberti dhe Mevlidja kanë dy vajza: Loena dhe Jara 3 vjeç dhe 18 muaj. Ata jetojnë në fshatin Lantriac. Alberti ka pasion futbollin, Mevlidja ka talent në vizatim ndërsa vajzat e tyre shkojnë në shkollë si të gjithë fëmijët e tjerë të moshës e tyre. Një familje normale në dukje. Vetëm një gjë dallon këtë familje nga të tjerat, një gjë thelbësore : shtetësia franceze : Familja Azemi jeton nën ethet e kërcënimit të dëbimit nga territori francez.

60 qytetarë i mbështesin

Përditshmëria e familjes Azemi nuk është e lehtë. Dy herë në javë, Alberti dhe familja e tij duhet të paraqiten para xhandarmërisë në Saint-Julien Chapteuil për dëshmuar se janë në territorin e komunës. Arrestimi i tyre u ndalon të largohet nga departamenti. Alberti nuk ka mundësi të përballojë harxhimet e udhëtimit. Për fat të mirë, familja mbështetet në simpatinë dhe solidaritetin e 60 personave që përbëjnë komitetin mbështetës në Lantriac. “Të gjithë anëtarët janë të angazhuar për të ndihmuar në një mënyrë ose në një tjetër familjen Azemi”, shpjegon Marcel Venet, anëtar i komitetit.

« Ata nuk ngurojnë të shkojnë për të takuar njerëzit »

Për Jacqueline Venet, një anëtare e komitetit mbështetës, simpatia që njerëzit kanë treguar për familjen Azemi është rezultat i përpjekjeve të kësaj të fundit për t’u integruar në shoqërinë franceze. “Pas mbërritjes së tyre në vitin 2013, Alberti nuk fliste asnjë fjalë frëngjisht”, thekson Jacqueline Venet. Falë praktikës dhe vullnetit të tij, Alberti tani di të flasë gjuhën e Molierit. Alberti dhe gruaja e tij janë që të dy të përfshirë në jetën e komunitetit të Lantriac. “Unë jam i regjistruar në klubin e futbollit Lantriac dhe jam një anëtar i shoqatës së prindërve të nxënësve në shkollën e vajzave tona”, thotë babai. “Gruaja ime flet edhe frëngjisht, por është pak më e rezervuar. Ajo është shumë e zënë me dy bijat tona”. Mevlidja punon si vullnetare në bibliotekën Lantriac. “Ajo është e mirë në vizatim. Biblioteka i ka ofruar asaj për të bërë një dekoratë “tregon Jacqueline Venet. “Për më tepër, ata nuk ngurrojnë të shkojnë për të takuar njerëzit”, vazhdon zonja Jacqueline Venet.

275 nënshkrime për një peticion

Përpjekjet e tyre kanë qenë veçanërisht të shpërblyera me 275 nënshkrime të mbledhura për një peticion mbështetës. Kaq shumë nënshkrime për dy ditë. “Të gjithë na mbështesin”, thotë Alberti. “Kohët e fundit, familja Azemi ka dorëzuar në prefekturë, një formular që autorizon dëbimin e tyre.”Ishte një moment i vështirë”, thotë Jacqueline Venet, “por është ligji. Dhe Alberti dhe gruaja e tij respektojnë ligjin “.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat