Zbulohet ‘kurthi’ që po përdor Anglia për të kapur emigrantët shqiptarë pa letra

Diaspora

Zbulohet ‘kurthi’ që po përdor Anglia për të kapur emigrantët shqiptarë pa letra

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 21:46
Byron Hamburger

Zyrtarët e Emigracionit në Britaninë e Madhe kanë përdorur një truk për të zënë në kurth 35 emigrantë që punonin për rrjetin e restoranteve “Byron Hamburger”.

Ata u thirrën nga pronarët me pretendimin se do të trajnoheshin, por u gjendën përballë punonjësve të emigracionit të cilët i morën në pyetje.

Nga se raportohet nga mediat britanike, mes 35 emigrantëve ndodhen dhe shumë shqiptarë, disa të tjerë janë nga Brazili, Nepali dhe Egjipti.

Pasi lajmi u publikua në media, ishin të shumta kritikat që mori restoranti për këtë gjest ndaj punonjësve të saj, madje është bërë thirrje që restoranti të bojkotohet nga njerëzit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat