Murati u kërkon fëmijëve të diasporës të mësojnë në shkollat shqipe

Diaspora

Murati u kërkon fëmijëve të diasporës të mësojnë në shkollat shqipe

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 18:06
ilustrim

Ministria e Diasporës ka organizuar finalen e kuizit të diturisë “Ti je pjesë e atdheut”.

Në këtë kuiz kanë garuar pjesëmarrës nga katër shtete të diasporës si, Gjermania, Zvicra, Greqia dhe Austria.

Ministri i Diasporës, Valon Murati në kuizin e diturisë për fëmijët e diasporës, në fjalën e tij tha se në vitet në vazhdim do të mundohen të bëjnë edhe më të mira aktivitetet dhe organizimet e tilla për diasporën.

Murati foli edhe për arsimin shqip në shkollat e shteteve ku ata fëmijë jetojnë, duke thënë se me shumë mund e përkushtim po mbahet gjallë shkolla shqipe.

Ai kërkoi nga prindërit dhe mësuesit që të mos dorëzohen e të dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe.

Kërkesë tjetër e ministrit Murati drejtuar prindërve të fëmijëve ishte që atyre të ju flitet gjuha amtare.

Pas prezantimit të fëmijëve pjesëmarrës në garë, kuizi u përcjell edhe me valle popullore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat