Grupi i nxënësve nga Gjermania fiton në kuizin “Ti je pjesë e atdheut”

Diaspora

Grupi i nxënësve nga Gjermania fiton në kuizin “Ti je pjesë e atdheut”

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 12:33
Kuizi

Mbrëmë në Prishtinë është mbajtur finalja e kuizit “Ti je pjesë e atdheut”, në të cilën garë fitues dolën një grup nxënësish të shkollës shqipe nga Gjermania.

Në një njoftim për media, thuhet se në këtë kuis morën pjesë nxënësit shqiptar nga diaspora, përkatësisht fituesit e shkollës shqipe nga Gjermania, Austria, Zvicra dhe nga Greqia.

Nxënësit garues nga diaspora iu përgjigjen pyetjeve nga lëndët Gjuha e Letërsia Shqipe, Kultura, Historia dhe Gjeografi.

“Përmes këtij kuizi, ata dëshmuan se kanë njohuri për gjuhën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar, dhe kjo dëshmon se këto njohuri ata i morën nga mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, të cilët punojnë  me vullnet dhe pa u lodhur”, thuhet në njoftim.

N? fund, pjes?marr?sve t? kuizit “Ti je pjesë e atdheut”  iu dha nga  një libër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat